“Shi i verdhë” në Britani, stuhia që alarmoi vendasit

J L

Pas një jave të ngrohtë, kjo fundjavë në Britani solli një stuhi të fortë të quajtur “Hana”, e cila la 25 mijë banesa pa energji elektrike.

Dallgët nga stuhia arritën deri në 10 metra.

Era e fortë pushtoi gjithë ishullin britanik, duke shkaktuar dëme të mëdha, që nga Uellsi e deri në Londër, ndërkohë që në Irlandë u dha alarmi për “Shi të Verdhë”.

“Shi i verdhë” nuk është shi me përbërje kimike, por një kod me ngjyra që përdoret nga shërbimi meteorologjik britanik, për të treguar se sa serioze është situata. Nëse thuhet “shi i verdhë”, do të thotë që ka pasur rrezik për jetën.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *