SHBA/Shpërthehet me eksploziv termocentrali, do ndërtohet një park eolik (VIDEO)

Elena Tase

Shpërthehet me eksploziv termocentrali  Brayton Point në Massachusetts të SHBA. Termocentrali, i cili punonte me qymyr dhe furnizonte me energji rrjetin rajonal, ishte më i madhi në rajonin e New England.

Ndërtimi i kullave ftohëse filloi në vitin 2009 me një kosto prej rreth 620 milionë dollarë. Fabrika e ndërpreu prodhimin e energjisë në 1 qershor të vitit 2017 nën presionin e ambientalistëve.

Pronaret e rinj kanë për qëllim ta transformojnë tërësisht vendin dhe në vend të termocentralit të ndërtojnë një park të ri që do të shfrytëzojë erën për të përftuar energji e cila do të furnizoi gjithë rajonin.

 e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *