Ndodh një herë në 100 mijë raste, vogëlushi lind “me këmishë” (foto)

Elena Tase

Një fotografe profesioniste në fotot e lindjes, ka kapur momentin më të bukur të ardhjes në jetë të një vogëlushi fatlum.

Fëmija erdhi në jetë me anë të një ndërhyrjeje cezariane ndërsa qesja amniotike në të cilën ai ndodhej nuk u ça.

Sipas mjekëve, foshnjat që lindin me qesen amniotike të paprekur janë të rralla. Për të qenë më të saktë, kjo është një dukuri që ndodh një herë në 100 mijë raste.

Në këto raste, qesja amniotike nuk çahet gjatë lindjes dhe mjekëve u duhet që ta çajnë me kujdes jashtë mitrës.

Në vendin tonë, në raste të tilla, thuhet se fëmija ka lindur me “këmishë” dhe është shenjë që atë do ta ndjekë fati i mirë gjatë gjithë jetës.

Fotot mahnitëse u shkrepën nga fotografja e lindjeve, Jana Brasil në shtetin Espirito Santo ndërsa emri i vogëlushit është Noah.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment
  • Shprehja jone: “ka lindur me kemishe”, nuk ka te beje me kete lloj cipe, qe shihet vetem raste shume te ralla dhe ne lindjet me operacion, por behet fjale per nje njeri qe ka lindur i pasur. E para, kjo lloj cipe nuk ka pas qene e njohur fare nga populi yne. Dhe e dyta, kemisha ka qene privilegj i njerezve te kamur. Ndaj dhe thuhej: “ka lindur me kemishe”. Ku qendron lidhja e kesaj lloj cipe me fatin e mbare te njeriut?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *