Në Francë, një shkelje syri apo prekje “kushton” 750 euro

Elena Tase

Gjykatat franceze kanë dhënë të paktën 447 gjoba në 8 muajt e fundit, që kur hynë në fuqi ligjet e reja që luftojnë ngacmimet nëpër rrugë të femrave. Ligji për “veprat seksiste” u miratua në gusht të vitit 2018 dhe lejon gjobitjen në vend me një shumë të konsiderueshme, deri në 750 euro.

Gjoba e parë e këtij lloji u vendos vetëm një muaj më vonë, ndaj një mashkulli që i preku të pasmet një gruaje në një autobus dhe më pas shoqëroi edhe me komente “të turpshme”.

Ministrja për Barazi, Marlene Schiappa tha se numri i rasteve të diktuara tregon dhe provon se masa të tilla funksionojnë. Në progres raportin e dorëzuar në Parlamentin francez, ajo tha se shifrat nuk janë aspak për t’u konsideruar të turpshme.

“Shumë prej jush në këto karrige na keni thënë se ligji nuk do të funksionojë kurrë, apo se ne duhej të gjenim një përkufizim të sjelljes ofensive me natyrë seksiste”, tha ajo, teksa premtoi se kjo masë do të mbetej në fuqi.

Megjithatë, Marlene Schiappa veçoi abuzimin “online” si fushën ku duhet bërë më shumë, teksa tha se platforma si “Twitter” nuk ishin treguar bashkëpunuese në identifikimin e individëve që fshiheshin pas llogarive të caktuara, apo më e pakta të hiqnin përmbajtjet ofenduese.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments
  • Ne qoftese ky ligj krijon marrveshje me femnat qe gjoba te ndahet edhe ne favor te femres qe kap shkeljen e synit dhe prekjen e malloqeve te bithes.Do ndikoje forcimin e disiplinimit pozitivisht per shoqerin.Kjo do te kishte sukses banvaki edhe ne uljen e prostitucionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *