Merr udhë projekti për rehabilitimin e rrjetit hidrik të Tiranës, Veliaj: Një revolucion

Bora Basholli

Qytetarët e Bashkisë së Tiranës do të kenë një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm në sajë të punës që ka nisur për rehabilitimin e rrjetit hidrik të kryeqytetit.

Ndërtimi i linjës së transmetimit, me të njëjtin standard të vendeve të Bashkimit Europian, do të përmirësojë kapacitetin e furnizimit me ujë për qytetin e Tiranës dhe zonave përreth, njëkohësisht do të shmangë abuzimet nga ndërhyrjet, si dhe do të eliminojë humbjet e volumit të ujit në linjën e transmetimit.

Realizmi i këtij investimi, me vlerë 10.5 milionë euro, bëhet me financimin e Qeverisë Italiane, përmes Kooperacionit Italian në Tiranë, dhe pritet të jetë gati në gusht të vitit të ardhshëm.

Në ceremoninë e përurimit të nisjes së punimeve për rehabilitimin e rrjetit hidrik të Tiranës, ishte e pranishme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, si dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Alqi Bllako.

Në fjalën e saj, ministrja Balluku ka vlerësuar angazhimin maksimal të Bashkisë së Tiranës në 4 vitet e fundit për të menaxhuar në mënyrën më të mirë sistemin hidrik të qytetit dhe për të garantuar furnizimin me ujë të qytetarëve, çka ka dhënë edhe rezultate të prekshme.

Por, kjo sfidë nuk mund të përballohet vetëm nga pushteti vendor.

“Furnizimi me ujë të pijshëm i kryeqytetit është një nga ato sfida, ku rritja dhe zhvillimi i shpejtë i gërshetuar me një trashëgimi shumë të keqe të situatës së investimeve në këtë sektor në të shkuarën, e bëjnë nevojën për ndërhyrje edhe më emergjente. Ndaj dhe sot jemi këtu bashkë me drejtuesit e bashkisë së Tiranës dhe me partnerët e miqtë tanë italianë, për t’i dhënë udhë një projekti shumë të rëndësishëm, që synon të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Tiranës”, u shpreh Balluku.

Balluku shprehu falënderimet e saj për mbështetjen e Qeverisë Italiane për këtë projekt të rëndësishëm teksa garantoi se “ky investim do të mundësojë ndërtimin e një linje transmetimi me standardet që operojnë vendet anëtare të BE, do të përmirësojë kapacitetin e furnizimit me ujë për qytetin e Tiranës dhe zonave përreth tij dhe do të shmangë abuzimet nga ndërhyrjet në rrjet”.

Veliaj theksoi se falë këtij investimi afatgjatë Tirana do të përjetojë një revolucion hidrik që do të plotësojë nevojat e banorëve. “Ju e dini fare mirë që uji në Tiranë ka këto tre stacione: stacioni i parë, ku mblidhen ujërat, është ky i Bovillës; stacioni i dytë është impianti ku filtrohet, dhe stacioni i tretë është rrjeti dhe çezma e secilit prej përdoruesve të shërbimeve të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës.

Ky investim lidh dy stacionet e para. Sot realisht po nis një revolucion hidrik për Tiranën”, tha Veliaj.

Këto investime do të zgjidhin edhe problemin 25-vjeçar për zona si Kashari apo Laknasi, të cilat kanë njohur një rritje të numrit të popullsisë, por jo urbanizim. “Jam i lumtur që falë kësaj ndarje të punës, teksa qeveria dhe ambasada fokusohen nga Bovilla në impiant, ne fokusohemi nga impianti në zonat tona problematike, kryesisht zona e Astirit, e Kasharit, zona ku ish-komuna kishte dhënë leje për pallate pa fund me puse uji; një pus uji një carac janë mijëra për një shtëpi, por pallate mbi puset e ujit të Laknasit qartazi e kanë tejkaluar misionin e tyre”

Kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh se si pasojë e mirë-menaxhimit, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës i ka çuar arkëtimet në nivelin 97-98%, ç’ka i lejon asaj të investojë në infrastrukturë.

Veliaj nënvizoi se si pasojë e amortizimit, por edhe e mungesës së vëmendjes, rrjeti i tubacioneve është amortizuar duke shkaktuar humbje në rrjet. Ai siguroi se investimet e reja do të sigurojnë jo vetëm përmirësim të rrjetit të transmetimit, por edhe ndalimin e abuzimeve me të.

“Një pjesë e madhe e tubacioneve janë çarë si kulluese makaronash. Pjesa e madhe e problemit ka të bëjë me faktin a e çojmë dot 100% të ujit të pacenuar në çezmat e qytetarëve.

Një mënyrë se si e shmangim këtë është duke vënë tuba të padepërtueshëm; duke qenë se tubacionet dalin nga Tirana para se të rifuten në Tiranë, duke kaluar në një nga bashkitë kufitare me ne, nuk kemi pasur një trajtim të kujdesshëm të këtij mallit kaq të shenjtë, edhe kaq të shtrenjtë, që quhet ujë”, deklaroi ai.

Teknologjia e re do të mundësojë mos-cenimin e linjës së re të tubacioneve. “Me teknologjinë e re që përdorim, nuk do të ketë nevojë të ruajmë ujin. Do të kemi një linjë të pacenueshme dhe të paprekshme, e kësisoj të garantojmë që çfarë del nga ky liqen i kthehet Tiranës për përpunim dhe pastaj vazhdon në çezmat tona”, theksoi Veliaj, teksa vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë për ritmin e zbatimeve të investimeve.

Nga ana e tij, ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo e cilësoi investimin në fjalë si një vepër me impakt dhe rëndësi të madhe teksa solli në vëmendje se investimi i nisur sot është pjesë një programi të gjerë të qeverisë italiane për rehabilitimin e sektorit hidrik të Tiranës, një program i cili ka pasur një financim të përgjithshëm prej 27 milionë eurosh.

Rehabilitimi i rrjetit hidrik të Tiranës do bëjë të mundur dyfishimin e kapacitetit të impiantit të trajtimit të ujit të pijshëm në Bovillë. Gjithashtu, do të bëhet e mundur realizimi i dy linjave paralele, që shmang në këtë mënyrë probabilitetin e ndërprerjes së furnizimit me ujë të qytetit në rast shërbimesh të detyrueshme mirëmbajtje të linjës aktuale. Rritjen e sigurisë për garantimin e furnizimit me ujë për periudhën e thatë kur burimet e Selitës dhe Shën-Mërisë janë në kuota minimale.

b.b/dita

Share This Article
7 Comments
  • Bashkia e Tiranes ka dhene me qindra leje ndertimi, ku shumica jane me se absurde…
    Per te gjitha keto leje ndertimi, jane paguar qindra miliona euro ,gjithmone sipas tarifave te vendosura nga bashkia
    Me te gjitha keto te ardhura, sot Tirana duhet te ishte nje Dubai i dyte… cdokush mund ti bej fare thjesht llogarite…..

  • Pse nuk e permend njehere te vetme fjalen uje i pijshem? Llum po na sjell ne shpi dhe e paguajme vjedhjen tende per uje te pijshem. Dhe nuk te beson me njeri, o hajdut llapaqen. Tipik komunist bolshevik lakmitar i kapitalit por shume hajdut dhe kjo do te ta zeje frymen.

    • Moj Lejdi,ne kohen e xhaxhit ti e pije ujin e pastrt ne cezem,prandaj mos ua vesh krimet e shkerdhatokracise socializmit!
      Se edhe ushqimet i haje BIO e jo si sot qe cdo vit diagnostikohen 5500 kanceroze te rinj!
      E harruam gripin se ka dale kanceri !
      Kemi qene ne parajse atehere,por ju nuk doni ta pranoni megjithese po shkoni ne varr!

  • Mashtrime,lali Eri,mashtrime pa fund!
    Ti sot vjerdh qytetaret e Tiranes me faturat e UKT me taksat vendore te pa ligjeshme,qe mijra emigranteve te larguar me banim e pune jashte Shqiperise dhe qe kane kerkuar te mbyllin kontraten me UKT,ti vazhdon t’i VJEDHESH poshtersisht ne bashkepunim me kryeministrin Rama!
    Ti vjedh dhe mashtron te gjithe qytetaret e Tiranes duke ua shitur ujin e PA PIJSHEM per uje te PIJSHEM dhe kulkmi me nje cmim afersisht sa i8 energjise elektrike!
    Te gjitha keto VJEDHJEW i ben nen kujdesin e kryeministrit Rama,p[or opozita krimiunale nuk ju ve me shpatulla per muri per keto GRABITJE,por merret me parulla idiote “Rama ik”!
    Po Rama duhet te shporreet,por jo te gezoje privilegjet e deritanisahme,por duhet cuar para DREJTESISE bashke me lal Erin!

  • Neqoftese Veliaj me sjell ujin e pishem ne shtepi, sikurse e kishim ne kohe te Enverit, une do ti jap voten. Sot ne apartament kam uje qe vjen nga nje depo dhe qe nuk pihet.

  • N.q.s uji zonja balluku eshte I pijshem do t,ju votoj me kenaqesi po ju lutem mos Thuaj do furnizohet me uje te pijshem Tirana se eshte mashtrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *