Nga Enver Robelli
Samiti në Berlin qortoi Hashim Thaçin dhe Edi Ramën për arsye se u bënë pjesë e një aventure politike, duke i shkaktuar dëm Kosovës dhe Shqipërisë. Dështimi i tyre i tani për tani duhet të jetë mësim për shoqëritë shqiptare.
Mund të merret me mend si ndihen qytetarët e Luginës së Preshevës pas Samitit të djeshëm në Berlin, i cili përjashtoi ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Që nga gushti i vitit të kaluar presidenti i Kosovës rregullisht ka deklaruar se marrëveshja me Serbinë do të parashohë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
Thirreshin në presidencë në Prishtinë politikanë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, nxirreshin para kamerave e mikrofonave dhe duhej të rrinin pothuaj gatitu ndërsa presidenti ishte për të ardhmen e ndritur të kësaj treve në kuadër të shtetit të Kosovës.
Kryetari i Preshevës thoshte se ose bashkohet e tërë Lugina me Kosovën, ose nuk do të ketë bashkim. I njëjti në një gazetë gjermane së fundi u ankua se debati për ndryshimin e kufijve po i largon investitorët nga Presheva.
“Një shkëmbim i territoreve do të ishte hapje e Kutisë së Pandorës. Ky debat duhet të marrë fund, sepse po na bën dëm ekonomik dhe politik, por edhe po e zbeh prestigjin e BE-së», tha kryetari i Preshevës. A po kupton ndokush diçka këtu?
Për mediat e Kosovës: Bashkim me Kosovën, në mediat gjermane bërtet: aman, jepni fund këtij debati. Nëntë muaj edhe presidenti i Kosovës po tallet me banorët e Luginës së Preshevës dhe për këtë qëllim është përpjekur t’i instrumentalizojë politikanët e atjeshëm.
Në nëntë muajt e fundit ka pasur përpjekje të pareshtura nga presidenti i Kosovës, nga kryeministri i Shqipërisë, nga përkrahësit e tyre nga lobistët e paguar nga Serbia që ndryshimi i kufijve të Kosovës të shitet si punë e kryer.
Kush kritikonte këtë aventurë, bëhej pre e shpatës që vringëllonte kryeministri i Shqipërisë, i cili mendonte se po e ndihmonte Kosovën duke u futur thellë e më thellë në batakun e përgatitur nga kryetarët e Kosovës dhe Serbisë.
Samiti në Berlin në fakt qortoi Hashim Thaçin dhe Edi Ramën për arsye se u bënë pjesë e një aventure politike, duke i shkaktuar dëm Kosovës dhe Shqipërisë.
Dështimi i tyre i duhet të jetë mësim për shoqëritë shqiptare, që të mos u falet besimi, as mos të tolerohen politikanët që pa kurrfarë transparence demokratike struken nëpër kafene të qyteteve të Europës për të folur për jo më pak se ndryshimin e kufijve.
Për Edi Ramën Berlini ishte një shuplakë ndoshta kthjelltësuese për të kuptuar se ndaj Kosovës nuk mund të bëjë politikë me “kosovarë privatë”.
Për Hashim Thaçin dita e djeshme duket të ketë qenë e ankthshme, sepse në vend të duartrokitjeve që i priste në Berlin për ndryshimin e kufijve të Kosovës hasi në kundërshtim të ashpër të krejt establishmentit të atjeshëm politik.
Andaj presidenti i Kosovës gjatë gjithë ditës së djeshme brohoriti nëpër Berlin me nervozë: pa Amerikën nuk ka zgjidhje të ngatërresës mes Serbisë dhe Kosovës, Europa është e dobët.
Në të vërtetë mesazhi ishte ky: pa John Boltonin nuk ka zgjidhje! Dihet se Bolton favorizon prishjen e Kosovës së 17 shkurtit. Ky do të ishte një triumf i tij pasi më 2008 e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.
Takimi i delegacionit kosovar me ambasadorin e Donald Trumpit në Berlin ishte një mesazh shpërfillës ndaj mikpritësve gjermanë.
Ambasadori aktual amerikan në Berlin një militant i Trumpit pa përvojë politike është ndër diplomatët më të vetmuar në kryeqytetin gjerman,
sidomos politikanët e rangut të lartë nuk e takojnë fare.
Madje për shkak të ndërhyrjeve të tij pa takt në politikën e brendshme gjermane, nënkryetari i parlamentit gjerman Wolfgang Kubicki ka kërkuar dëbimin e tij nga Gjermania.
Nuk është e saktë se europianët e veçanërisht gjermanët janë kundër rolit të Amerikës në Ballkan, por planin e lobistëve të kryetarit serb dhe partnerit të tij kosovar për rrudhjen e territorit të Kosovës gjermanët e hedhin poshtë për shkak se kanë frikë se do të marrë hov sidomos nacionalizmi serb dhe do të shtohen tensionet në Ballkan. Pasojat e tensioneve i vuan pastaj Gjermania, në radhë të parë.
Megjithatë, rrëmimi për ndryshimin e kufijve duket se nuk ka marrë fund në Berlin. Aleksandar Vuçiqi ishte i sinqertë. Tha nëse ka propozim më të mirë se lëvizja e kufijve, jam i gatshëm ta dëgjoj. Por, vazhdoi ai, propozim më të mirë deri më tani nuk kam dëgjuar.
Përse të tërhiqet Vuçiç, kur i është premtuar se mund të marrë një copë të territorit të Kosovës? Në darkën me dyer të mbyllura në Berlin presidenti francez Emmanuel Macron u ka thënë liderëve të Ballkanit se nuk duhet të ketë ndryshim të kufijve sipas vijave etnike dhe se duhet të ruhet
multietniciteti i Ballkanit Perëndimor.
“Ky është një mesazh i mirë”, shkroi në rrjetet sociale, Gerald
Knaus, nga Nisma Europiane për Stabilitet (ESI), ndër të paktit aktivistë ndërkombëtarë me ndikim që lobistët e presidentit serb dhe partnerit të tij kosovar nuk arritën t’ia ndërrojnë mendjen për të përkrahur rrudhjen e territorit të Kosovës.
Por e vërteta është kjo: në 12 muajt e fundit Macron më shumë ka qenë në anën e Ballkanit. Mbetet për t’u parë nëse Macron do t’i qëndrojë besnik kancelares Merkel apo do të kthehet prapë në kampin “land swap”. Përkrahësit e ndarjes do të presin dobësimin dhe largimin e Merkelit nga posti më 2021.
Popullistët ballkanikë janë kreativë, sepse shumë, shumë, shumë miliona janë paguar për ta bërë temë globale ndarjen e Kosovës. Por bllokimi i planeve për ndarjen e Kosovës nuk domethënë se tani gjërat janë më pak të komplikuara.
Kosova do të gjendet para zgjedhjes: e do murtajën apo kolerën? Nëse bie poshtë “korrigjimi i kufijve”, do të shtohen kërkesat që bashkësia e komunave serbe të ketë kompetenca ekzekutive.
Ky është qorrsokaku në të cilin klasa politike e Prishtinës e ka futur vendin. Dhe për këtë nuk mund të mbështetet për muri vetëm një fajtor.
b.b/dita

Sa poshte ka rene Gazeta Dita! Eshte bere si Lapsi.al apo si CNA! Keni qene dikur por tani jeni katandisur ne mercenare! Per inat te vjehres shkoni me mullixhine! Turp!
Ja kjo letra higjienike e Ramutit. Dhe e Tufes bashke.
Mirel…. Lugina 1 dit do ti Bashkohet Kosoves dhe te jesh i Sigurte se do te behet me Shkembim Territoresh. Mbase pasi Serbia ta njoh Shtetin e Kosoves. Kujt i duhet ne Kosove 1 Territor Pa Kontroll si esshte Zubin Potoku dhe Leposaviqi me Veriun e Mitrovices….. Lugi a oer Rebet do te jet thjesht Gjembe nder kembe dhe asgje me shume. Te Dialogosh me Armikun nuk eshte Turp. Historikisht eshte Ber….. Shembulli eshte Strasburgu dhe Lufta ndermjet Gjermanise dhe Frances
Respekte Gazetes Dita per informacionet e sakta te drejta e te paanshme qe transmeton , kjo i sherben shqiptarise dhe te ardhmes sone kombetare.
Me ne fund! Duhej dora e Merkel tjua mblidhte turinjve Thacicit dhe Ramicit.
Eshte e vertete, fajtor nuk eshte nje.
Por ka dhe nhe te vertete te madhe, fajtori me i madh eshte populli qe rri tejet indiferent per fatet e tij.
Tani eshte mese e kuptueshme qe Serbia do synoje sovranitetin mbi serbet e Kosoves.
Ketu do luhet loje e keqe. Kete e zgjidh vetem protesta mbarepopullore e kundershtimit dhe presionit qe asnje mateveshje tille te mos lejohet.
Si per Jugun qe Ramut qelbesira po jua shet grekerve, varrezat, detin, lumin, ashtu dhe per rrezikun e zhberjes se Kosoves nga teorite e sovranitetit te dyfishte.
Palacot Thaci dhe Rama duhet te marrin ndeshkim, jo vetem per diskreditimin qe na bene dhe njehere, si popuj te deshtuar qe nuk mund te bejme shtet, por dhe per rruget e reja te rrezikshme qe e cuan ceshtjen e Sovranitetit te Kosoves dhe teresine e integritetit territorial te Shqiperise.
E sakte Mirel dhe , pse populli heshte pse nuk reagon eshte per nji analize te thelle profesionale sepse , une jame vete deshmirar dhe protogonist i reagimit te po ketij populli kunder aparatit represiv kriminal shtetror serb ku gjasat per ngadhnjim , ne fillim te protestave ne fillimvitet e 90-ta ishin vetem 1 % .
Sot rethanat jane ne favor te popullut ngase , sot keta qe popullit ia kane vra shpresen jane shume te dobet , te dezorganizuar dhe mjet te vetmin te qendrimin ne pushtet kane lajkat dhe genjeshteat e perditeshme te cilat u dolen ne siperfaqe me paturpesine me te madhe ne Berlin dhe populli rri i qete , heshte …!
Oo, e paska shkruar Robelli.
Me e bukura eshte se nuk e vura re ketu, por u futa nga Tema per te pare pikerisht cfare kish shkruar Robelli.
Dhe ishte i njejti artikull..
Ju kam thene qe eshte nga inteligjentet e pakte qe kemi
Me ne fund Dita po i hap dyert Robellit. Urime
Who the Fuck is Robell
Who the fuck are you?
Se kuptoje dhe kurre se kame kuptuar pse Serbija kerkon ne vazhdimesi kthimin e saje ne Kosove dhe riadministrimin e Kosoves edhepse Serbija e kishte pushtuar Kosoven dhe jo qe Kosova ishte ndonjiher teritor serb . Serbija me soldatesken e saje me 1912 vrau mbi 7.000 shqiptar
( 2.000 ne Shkup dhe 5.000 ne Prizren e rethinen e Pz ) dhe nga ajo kohe Serbija e trajtoi Kosoven si koloni klasike serbe kurse , edhepse Kosova gjithmone ne historine e saje ishte pjese e trungut dhe teritorit shqiptar , Shqiperija zyrtare e gjitha kohrave nga 1912 deri sot se ve ne goje kurre pretendimin e shtetit shqiptar nga asnji zyrtar shqiptar ne asnji variant zyrtar ose ne asnji takim nderkombtar perveq disa analisteve ose historianeve te shtetit shqiptar qe Kosova ti kthehet shtetit shqiptar sepse i eshte aneksuar md dhune dhe ne rethana e kushte te disfavorshme historike . Bile biles , kryeministri Rama aq trembet nga serbi Daciq kur ai deklaron se eshte qeshtje kohe kure do te krijohet Shqiperija e Madhe e qe drejton gishtin ne bashkimin e Shqiperise me Kosoves sepse , sepse kryeministri Rama kete bashkim e shefe si utopi por , ne te njejtdn kohe e shefe te realizueshme dhe te mundeshme krijimin e Serbise se Madhe nepermes ndarjes se Kosoves dhe bashkimit te Veriut te saje por edhe Republikes Serbe te Bosnjes , Serbise …!
Kërkesa e Thaqit për bashkimin e Preshevës është politikë e menqur për arsye se Serbia po kërkon teritore ose republikë në Kosovë atëhere nese serbët kërkojnë nga ne dhe qesin kushte për neve pse edhe ne mos të kërkojmë teritore nga ata
Ho komunista ju erdhi fundi do ju qine rrobet shqiptar kesaj rradhe ho plehera te kuq ho bythe lepirsa
Turp per Ramen dhe Thacin .Pervec qe u diskritituan ,per vehten e tyre ne gjermani ,por na disktituan edhe ne popullin.
E nje bravo te madhe Kryem Hajredinaj.
Une kam 50 vjet qe merrem me historine e shqiptareve gjate shekujve tragjike XIX-XX; kur humben pothuajse gjysmen e territoreve etnike te tyre nga armet e ushtrive pushtuese serbe, malazeze dhe greke. Territoret shqiptare ne shtetet Greqi dhe Mali i Zi kane humbur me kohe; mbeten vetem disa territore te populluara nga shqiptaret ne shtetin Serb. Nga ana tjeter, ne Kosove kane mbetur 4 komuna me popullsi absolute serbe, te cilat kerkojne te administrohen nga shteti ame-Serbia. E them me keqardhje, por varianti diplomatik i Thacit per shkembim te territoreve eshte me i pershtatshmi per te arritur paqen midis popujve fqinje, shqiptare e serbe dhe ne te ardhmen, bashkimin e Kosoves ne nje federate me trungun ame-Shqiperine.
E sakte Buda por jo me kete renditje si e kerkon Thaci Rama e Vuciq. dhe jo tani. Nuk ka nji shqiptar qe nuk e do dhe nuk e ka enderr nji bashkim te tille
por ,nji kerkese e tille tani eshte gabim
Fillimishte duhet Serbija ta njohe Kosoven si shtet te pavarur dhe pastaj Serbijs e Kosova si dy shtete te barabarta te zhvillojne bisedime per gjitha ceshtjet te hapuea e te pazgjidhura pra , edhe per kthimin e Lugines se Presheves , Medvegjes dhe Bujanocit ne administrim te Kosoves .
Nqs. kerkohet Presheva etj. ti bashkohen Kosoves pa na njohur Serbija areher ketu qendron nji hile e madhe e rezikeshme dhe shume e tejdukeshme serbe sepse , Serbija per kembim te Presheves etj. do ta lype Veriun e Kosoves por , edhe Republiken serbe te Bosnjes e ka gadi te bashkuar e qe do te thote se ne fakt u realizua krijimi i Serbise se Madhe
Prndaj i degjeneruari serb Ivica Daciq e sulmon “rrepte ” Edi Ramen me demek se Rama na dashka ta krijoj Shqiperine e Madhe qe ne te vertete nuk eshte ashtu por , e kunderta eshte e verteta, se ne fund Serbija pase gjithe atyre luftrave te pergjakeshme te shkatuara ne ish Jugoslkavi pikrishte si qellim te fundit kishte krijimin e Serbise se Madhe por qe s ia arrijti dot , dhe sot Serbija qellimin e saje done ta arrije ne tavoline me bisedimeve nepermes nji politike destruktive dhe skajeshmerishte primitive ku Vuciq ne vazhdimesi kerkon qe si rezulltat te nji
” kompromisi ” te marre dicka nga Kosova e qe fakt kjo “te narre dicka”
si qellim te fundit ka realizimin e planeve memorandumiane te hartueseve te vjeter e te rij serb , Buda i nderuar , per krijimin e Serbisr se Madhe dhe daljen e shtetit serb ne ujra te ngohrs te bregdetit Adriatik
Vero torobelli me kujton autorin e nje libri shqiptar Armiqte qe u denua si agjent i jugosllavise,Kapllan Resuli,te cilit ja pergatiten romanin dhe ja dhane per ta botuar per ta bere te famshem e ngjise shkallet e karrjeres.Edhe ty e njejta situate do te ndodhe,ska mundesi qe ti me ate koke te thare te besh tre kater rtikuj ne dite duke share shqiperine,kosoven e udheheqien e tyre.Je nje mut ne shi
….Me artikuj tuaj ne nuk shkojme dot as deri ne hale.se pervec se jemi nje shtet i vogel pa ekonomi e te tjerat vijne mbas kesaj.Por qe eshte me e keqia se ne jemi e keqia e vetes.Edhe une te jeme nuk e pranoj qe ti hapen negociatat me Be se ketu punohet dhe ketu prishet si me punen e kalase se Shkodres.Nje nga rrenuesit e saj.pervec Opozites je edhe ti si bicim gazetari.Qe rrin cdo dite duke vjelle vrere per vendin tend.