Eurot e reja, rezistente ndaj lavatriçes, hekurit dhe ujit (Video)

J L

Harroni kartëmonedhat në xhep dhe i gjeni brenda makinës larëse? Ose nën hekur kur hekurosni rrobat? Duket se tani, prishja e kartëmonedhave nuk do të jetë më problem.

Banka Qendrore Evropiane sapo ka prezantuar karakteristikat e parave të reja euro, të cilat janë rezistente dhe nuk prishen kurrë.  Ato do të qarkullojnë për herë të parë nga fundi i muajit maj.

Për të demonstruar rezistencën e tyre të jashtëzakonshme, Eurotower ka publikuar një video, në të cilën kartëmonedhat i nënshtrohen trajtimeve nga më të ndryshmet: përfundojnë nga mikrovalë në frigorifer, janë të rrudhura dhe të grimcuara, por rezistojnë më së miri.

Përveç faktit se janë bërë me materiale të pashkatërrueshme, ato provojnë edhe nëse janë të falsifikuara ose jo.  Letra e re është projektuar të jetë jashtëzakonisht e vështirë për t’u riprodhuar, në mënyrë që ta bëjnë shumë të vështirë për falsifikatorin.

Banka Qendrore gjithashtu vë në qarkullim kartëmonedha të reja 100 dhe 200 euroshe, gjithashtu “të pashkatërrueshme”.

Në hartimin e serive “Europa”, BQE punoi ngushtë me njerëzit me probleme shikimi. Kjo sepse ato janë të pajisura me karakteristika që lehtësojnë këta qytetarë. Kartëmonedhat e reja kanë shifra të mëdha në karaktere me tone më kontrast për të lehtësuar njohjen e tyre në bazë të ngjyrës. Përgjatë buzës, ka edhe shenja të ndjeshme prekjeje për çdo prerje.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *