Sonte në Champions përballje mes titanësh, Barcelona ndaj Liverpool

Ornela

Sonte  në “Camp Nou” luhet gjysmëfinalja e dytë e Champions , dueli i titanëve Barcelona-Liverpool, një përballje që shumë mirë mund të ishte finalja ideale.

Të dyja ekipet po kalojnë një superformë pasi nuk humbasin që prej janarit. Barcelona i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe këtë sezon kërkon tripletën.

Por trajneri Ernesto Valverde i trembet Liverpoolit pasi kërkon të mos pësojë gol sot. “Duam të fitojmë por nuk do jetë e lehtë, na duhet të luajmë dy superndeshje”, thotë Valverde.

Në kampin e Liverpool duan finalen e dytë radhazi në Champions. Skuadra është gati për një paraqitje të madhe në mitikun “Camp Nou”. Ekipi është i plotë me të vetmin dyshim që mban emrin e sulmuesit Firmino jo në gjendjen optimale.

Tekniku Jurgen Klop vlerëson Messin por thotë se Barca nuk është vetëm  Messi dhe se Liverpooli luan për të kaluar në finale.

o.j/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *