Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Paqes në Stokholm (SIPRI), SHBA-të, Kina, Arabia Saudite, India dhe Franca janë vendet që japin më shumë para për armatimin, se të gjitha vendet e tjera në botë.
Bëhet fjalë për një shumë prej plot 1822 miliardë dollarësh, të cilat u shpenzuan në vitin 2018 në të gjithë botën për armatimin, 2,6% më shumë se një vit më parë.
Nga të gjitha vendet në botë, janë SHBA ato që japin më shumë para për armatimin.
Drejtuesi i projektit, Nan Tian thotë në bisedë me “Deutsche Wellen”, se rritja e shpenzimeve këtë vit prej 4,6% është më e larta prej 7 vitesh.
Sipas Tian “SHBA po vë në jetë një program të zgjeruar modernizimi të të gjithë ushtrisë dhe po fillon me këtë. Bëhet fjalë për një shumë prej 1,8 bilionë dollarësh për 20 vitet e ardhshme që do të jepet si për armët konvencionale, ashtu edhe ato nukleare.”
Franca zuri në vendin e pestë në vitin 2018, e ndjekur nga Rusia, që për herë të parë u rendit në vendin e gjashtë. Por kjo sipas Tian, nuk lidhet me atë që Rusia ka dhënë më pak për shpenzimet ushtarake, por për shkak se shifrat e SIPRI-t janë të llogaritura në dollarë.
“Rënia e shpenzimeve ushtarake me 3,5% lidhet vetëm me inflacionin. Kthyer në rubël u bënë për vitin 2018 po aq shpenzime si për vitin 2017.”
j.l./ dita

Nder pese vendet e permendura, tre prej tyre, USA, Kina, Franca, pervecse prodhojne arme, edhe shesin shume. Keshtu, shpenzimet e tyre per armatime mbulohen deri diku kenaqshem nga shitja e tyre jashte. Ndersa Arabia Saudite prodhon pak e blen shume, cfar do te thote se duhet te shesi shume nafte per te blere armatime! India as prodhon shume e as shet shume! Pra, e gjithe renditja e mesiperme nuk tregon gje. USA, Kina, Rusia, Franca, Anglia, Gjermania renditet te parat per shitje armatimesh ne bote. Cdo renditje tjeter, si kjo e mesipermja ne artikull, eshte thjesht per te mbuluar gjurmet e ujkut.