Kokosi, përfitimet për shëndet dhe bukuri

J L

Kokosi dhe nënproduktet e tij njihen gjërësisht për vetitë rigjeneruese. Përveç se një përbëres i mirë në gatim, ai është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme që ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit dhe djegien e kalorive më shpejt.

Kokosi gjeneron energji dhe është lehtësisht i tretshëm, si dhe kërkon më pak enzima digjestive.

Një dietë e pasur me vaj kokosi zgjat ndjesinë e ngopjes.

Ai është i njohur edhe si një ushqim që stimulon punën e gjëndrës tiroide dhe përshpejton metabolizmin.

Ushqimet e pasura me yndyrë paraqesin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kolesterolit të lartë, ndërsa vaji i kokosit metabolizon yndyrën në mëlçi dhe e kthen atë në karburant për funksionimin e trurit dhe muskujve.

Vaji i kokosit ndihmon në parandalimin e depresionit, problemeve të zemrës dhe ndikon në parandalimin e sëmundjes inflamatore të zorrëve dhe problemeve të tjera të tretjes.

Një lugë vaj kokosi përmban 13.6 g yndyrë dhe vetëm 117 kalori.

Gjithashtu vaji i kokosit ka një sërë përfitimesh estetike. Për një hidratim dhe rigjenerim të thellë, përdoreni për lëkurën, flokët apo buzët.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *