Milan, Gattuson mund ta zëvendësojë ish-shoku i skuadrës

J L

Tashmë emrat për të zëvendësuar Gattusson tek Milani janë të shumtë.  “La Repubblika” raporton se emri i ri për të zëvendësuar Gattusson në fundin e sezonit është Mark Van Bomel.

Aktualisht ai ndodhet në krye të PSV-së dhe po lufton fort me Ajaksin për titullin kampion.

Holandezi ka zhvilluar 50 ndeshje si lojtar me Milanin nga viti 2011 deri në 2012, duke i ndihmuar të fitonin Serinë A.

Për më tepër ai ka qenë shok skuadre me Gattusson.

Ndërkohë emra të tjerë për stolin kuq e zi janë Gasperini dhe Di Francesko.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *