Ky dyqan, në anë të rrugës që të çon në plazhin e Gjirit të Lalzit, është bërë një stacion i preferuar për qytetaret e Tiranës që frektuentojnë këtë zonë turistike. Ky është bërë i famshëm për akulloret që prodhon, por është njëkohësisht edhe një nga pikat me të rrezikshme për shkak të ndalimit të automjeteve në rruge dhe njerëzve që kalojnë përmes saj.
Pikërisht këtu, të dielën mbeti i vdekur një djalë 23 vjeç nga Tirana. Ishte duke kaluar pikërisht rrugën për të shkuar në dyqanin e akulloreve kur një fuoristradë që udhëtonte me shpejtësi e përplasi në mënyre fatale. Tashmë shoferi, biznesmeni nga Durrësi Artan Lushaj është ndaluar nga policia.
Nisur nga kjo ngjarje, Policia Rrugore e Durrësit ka urdhëruar ndalimin e qëndrimit të automjeteve në rruge pranë dyqanit të akullores. Një patrullë policie mban vendin nën vëzhgim.
Ndërsa sezoni veror po afron, policia e Durrësit ka urdhëruar forcimin e masave sidomos në aksin Maminas- Gjiri i Lalzit, ku mijëra automjete vërshojnë çdo ditë nga Tirana drejt plazhit të këtij bregdeti.
e.t./dita
