Lideri i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido ka deklaruar se ka filluar “fazën finale” të planit të tij për të hedhur Nicolas Maduron dhe i ka kërkuar popullit dhe ushtrisë ta suportonin teksa ai i jepte fund uzurpimit të vendit nga presidenti.
Në një video të postuar në rrjetin social Twitter Guaido, i rrethuar nga njerëz të armatosur dhe të veshur me uniforma ushtarake, ka deklaruar se koha kishte ardhur.
Në video ai shtonte: “Forcat e armatosura kanë marrë vendimin e duhur për të suportuar venezuelianët”.
Agjensia informative Reuters informon se Guaido është parë në bazën ajrore La Carlota i shoqëruar nga shumë njerëz të armatosur ashtu si edhe nga politikani Leopold Lopez, i cili ka qenë në arrest shtëpie që në vitin 2014 dhe që pohoi se sapo ishte liruar nga ushtria.
Perceptimi se të gjitha këto tregonin për një grusht shteti të orkestruar nga Guaido u konfirmua nga imazhet e publikuara si dhe nga ministri i informacionit i Venezuelës, i cili në rrjetet sociale tha se qeveria po përballej me një grup të vogël ushtarakësh tradhëtarë që donin të ndërrmerrnin një grusht shteti.
Guaido dhe partia e tij që ka mazhorancën në parlament kanë ndryshuar kushtetutën dhe synojnë presidencën duke deklaruar rizgjedhjen e Maduro’s të paligjshme.
Që atëherë Guaido ka intensifikuar protestat dhe takimet me popullin për të shtuar presionin mbi Maduron dhe për ta detyruar atë të tërhiqet – raporton Dita.
e.ll / dita

Gati eshte Mona te vishet rreshtere.!