Bëhet me dije nga shtypi amerikan se të shtunën, krejt papritur, komandanti i forcave ushtarake të burgut famëkeq të Guantanamos, Admirali John Ring, u hoq nga detyra e tij, vetëm disa javë para se mandati i tij të përfundonte – raporton Dita.
Sipas deklaratës dërguar mediave nga Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara, lirimi nga detyra i komandantit ishte bërë pas një hetimi njëmujor.
Po sipas kësaj deklarate, ndryshimi nuk do të kishte ndikim në trajtimin e sigurt, human, dhe në përputhje me ligjin të të dënuarve.
Nga an tjetër, ekspertët e konsiderojnë Guantanamon një vend pa ligje ku dhunimi i të drejtave të njeriut dhe torutura vazhdojnë te mbizotërojnë.
Për momentin në burgun e Guantanamos, mbahen rreth 40 të burgosur, që konsiderohen si “më të këqinjtë e botës”. Por sipas deklaratave tëJ Wells Dixon në mediat amerikane, anëtar i Qendrës për të drejtat konstitucionale dhe përfaqësues ligjor i disa prej të dënuarve në këtë burg, kjo nuk është e vërtetë.
Duke shtuar se heqja nga detyra e komandantit ishte shumë e dyshimtë, Dixon thotë se Guantanamo nuk ka asnjë dobi për askënd përveç atyre që janë bërë të pasur me paratë e shtetit.
Ndërsa në detyrën e Ringut është emëruar gjenerali John Hussey, lind pyetja nëse lirimi i admiralit ka të bëjë me artikullin investigues dhe gjithëpërfshirës të botuar javën e shkuar në të përjavshmen The New Yorker dhe nëse Dixon ka të drejtë kur thotë se arsyeja për heqjen e admiralit mund të jetë fakti se ai ka folur hapur në media për problemet e të burgosurve dhe nevojën e medikamenteve për ta.
Duhet theksuar se artikulli i titulluar, “Guantanamo’s Darkest Secret” (Sekreti më i errët i Guantanamos) fokusohej në jetën e të burgosurve të konsideruar si shumë të rrezikshëm dhe lider të grupimeve terroriste kryesisht ekstremistë islamikë, si Mohamed Salahi, dhe hidhte dritë në të vërtetat e pathëna të Guantamos – raporton Dita,
e.ll / dita
