Daçiç: Nuk pyesim Bosnjën për çështjen e Kosovës

Bora Basholli
BELGRADE, SERBIA - JANUARY 30 : Serbian Foreign Minister Ivica Dacic and Minister of Foreign Affairs of Qatar Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani (not seen) hold a joint press conference after their meeting in Belgrade, Serbia on January 30, 2017. (Photo by Aleksandar Kokovic/Anadolu Agency/Getty Images)

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç e ka quajtur absurde dhe qesharake deklaratën e Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës Denis Zvizdiç se ndryshimi i kufijve në Ballkan do të thotë hapje e Kutisë së Pandorës.

Daçiç tha se “Kutia e Pandorës” për Kosovën është hapur dhe ka shtuar se “Bosnjën nuk e pyet askush”.

“Bosnjë dhe Herzegovinën nuk e pyet askush se çfarë mendimi apo qëndrimi ka për çështjen e Kosovës. Kush janë ata që të pyeten për çështjen e Kosovës. Këtë çështje e zgjidhin vetëm fuqitë e Mëdha”, tha Daçiç, raporton B92.

Sipas Daçiç, nuk ka sot “Kuti të Pandorës”, por që më herët, në kohën që Kosova u shpall e pavarur dhe Beogradi foli.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *