Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, kërkoi në Komisionin e Medias fillimin e procedurës për shkarkimin e Endira Bushatit nga detyra e kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive si dhe fillimin e procedurës për shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTVSH dhe emërimin e këshillit të ri, nga i cili do të zgjidhet dhe drejtori i RTVSH. Kërkesa e Pezës bazohej jo vetëm në përfundimin e mandatit të tyre, por dhe në performancën e dobët dhe shkeljet e mëdha antiligjore të vërejtura në punën e tyre.
