Tragjike në Greqi, 41-vjeçarin shqiptar e zë poshtë traktori

Leda Hysa

Një 41-vjeçar shqiptar ka vdekur pas një aksidenti tragjikisht në Greqi.

Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet vdiq pasditen e së mërkurës ndërsa po punonte tokën e një shtetasi grek me traktor në Nea Potidea, Halkidiki.

Sipas mediave greke, punonjësi rreth orës  19:00 ai po rregullonte me duar frezën e traktorit. Por në kushte ende të panjohura freza nisi të lëvizte dhe tërhoqi poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Ishte pronari tokës që njoftoi menjëherë ambulancën dhe policinë.

Shqiptari u dërgua menjëherë në spitali por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Hajde ti mbushesh mendjen njeriu qe freza nuk mer vete te perdridhet , qe te hyje ne pune duhet shtypesh freksionin dhe te levizesh nje leve e cila eshte pake e forte . Si u ndodhe i ndjeri edhe tek freza ,edhe ne sedile? Ngushellime familjes ,te rrojne gjithe te dashurit e TIJE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *