“Rodeo” i kohëve moderne, gara më gazmore që mund të keni parë

J L

E nëse flasim për kompeticione sot, idetë janë nga më origjinalet dhe më të paimagjinueshmet.

A keni dëgjuar ndonjëherë për “Banana Derby”?

Në kontenë Galveston, në Teksas të SHBA-ve, është zhvilluar edicioni i 81 i saj. Nuk është gjë tjetër veçse një garë, por kushtet janë të pazakonta. Pjesë e eventit “kalorësiak” janë majmunët, të cilët në vend të kuajve përdorin qentë.

Të veshur si kalorësit e rodeos, majmunët garojnë me njëri tjetrin në një pistë të ngushtë ovale, duke treguar aftësitë e tyre të kalërimit, pavarësisht se shpesh edhe hutohen.

“Banana Derby” është një nga atraksionet më të njohura në Panairin e Galveston dhe Rodeo. Majmunët e racës Kapiçun, që jetojnë në Amerikën Qëndrore dhe që kanë qënë pjesë e shumë filmave dhe programeve televizivë lidhen me qentë dhe i nënshtrohen lëvizjeve të shpejta dhe të paparashikueshme.

Majmunët e “Banana Derby” janë mjaft të preferuar për amerikanët. Ata janë miq të mediave dhe sponsorëve dhe falë natyrës së tyre të veçantë ofrojnë gjithmonë spektakël.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *