Edhe Monroe ka bërë ndërhyrje plastike?!

redaktor

Rrëzohet edhe miti i bukurisë natyrale të femrës që ka mahnitur prej dekadash kinematografinë. Merylin Monroe mund të ketë bërë ndërhyrje plastike në gjoks.  Shënimet e një mjeku që tregojnë se sex-simboli i Hollyëood-it kishte kryer kirurgji plastike do të dalin në ankand  muajin e ardhshëm së bashku me disa grafi të saj.

Gashtë grafitë të Monroe, një fotografi dhe shënimet e doktorëve që ofrojnë një histori të pjesshme mjekësore për aktoren pritet të shitem nga $ 15,000 deri  30,000 $ në ankandin që do të zhvillohet më 9 e 10 nëntor.

Shënimet e shkruara nga Michael Gurdin, kirurg plastik i Hollivudit, pritet të konfirmojë spekullimet se Monroe, e cila është cilësuar si një ikonë e bukurisë femërore gjatë epokës së artë të Hollivudit, në fakt nuk ndryshon shumë nga yjet e sotëm, pasi ka kryer ndërhyrje plastike për të përmirësuar bukurinë e saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *