Nga Shaban Murati
Burime diplomatike nga Pekini bëjnë të ditur se qeveria kineze ka shprehur pakënaqësi që Shqipëria nuk dërgoi një delegacion të nivelit të lartë në Forumin “Një brez, një rrugë”, të organizuar nga presidenti i Kinës në Pekin në 27 prill dhe ku morën pjesë rreth 40 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota, nga Italia e deri Rusia. Nuk ka informacion pse Shqipëria e trajtoi këtë Forum diplomatik të nivelit të lartë botëror në mënyrë disproporcionale dhe madje nuk dërgoi as edhe një ministër në Pekin, ndonëse është anëtare në nismën kineze“Një brez, një rrugë”.
Presidenti kinez u ofroi të gjithë kryetarëve të shteteve dhe të qeverive, të pranishëm në Forum, takime dypalëshe me të dhe Tirana humbi një rast për të biseduar me një nga njerëzit më të fuqishëm të botës dhe për të shprehur interesimin e saj për projekte kineze në Shqipëri në kuadrin e nismës gjigante “një brez, një rrugë”. Shteteve të vegjël si Shqipëria nuk u jepet shpesh rasti të takojnë këto nivele dhe të kenë mundësinë për t’i paraqitur presidentit kinez pikëpamjet e Shqipërisë për çështjet, që po ziejnë në Ballkan, dhe që kanë interes jetik për shtetin dhe për kombin tonë.
Forumi i lartë diplomatik i Pekinit u mbajt dy ditë përpara samitit të Berlinit, të thirrur nga kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Makron me udhëheqësit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe ku temë kryesore ishte çështja e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Serbisë, A. Vuçiç, i pranishëm në Forumin e Pekinit, u takua atje me presidentin e Kinës dhe erdhi në Berlin, duke pasur mbështetjen kineze për politikën e mosnjohjes së Kosovës. A nuk do të kishte qenë mirë që presidenti kinez të dëgjonte edhe kambanën shqiptare për këtë çështje, që t’i kërkonte atij njohjen e Kosovës?
Shqipëria duhet të ketë parasysh se marrëdhëniet me Kinën po marrin një rëndësi gjithnjë e më të madhe, sa më shumë Kina avancon marrëdhëniet dhe praninë e saj në të gjitha rajonet e botës. Periudha e tanishme shënon sidomos një fazë të re të politikës dhe të peshës së Kinës në Ballkan dhe një ritëm dhe dimension të paparë të projekteve dhe investimeve të saj në rajonin tonë. Mund të thuhet se Kina është bërë një shtet europian dhe një shtet ballkanik për nga shkalla e ndikimit dhe e interesit, që ka ngjallur për bashkëpunimin me të. Në 11-12 prill në Dubrovnik u zhvillua samiti i programit kinez “16 plus një”, që përfshin 16 vendet ish-komuniste të Europës Lindore e Qendrore plus Kinën.
Ka një fenomen, që duhet patjetër të tërheqë vëmendjen dhe konsideratën e shtetit dhe të diplomacisë së Shqipërisë. Ka një interes dhe kujdes të veçantë të të dy projekteve shumëkombëshe të Kinës për dy shtete rivale gjeopolitike historike të shtetit dhe të kombit shqiptar, Serbinë dhe Greqinë.
Në kuadër të fondit të projekteve kineze për programin “16 plus një”, që kap shifrën prej 12 miliard dollarë për 16 shtetet anëtare, deri në vitin 2017 pjesën e luanit Pekini ia ka kushtuar Serbisë, e cila ka marrë një të tretën e shumës, 21 përqind e ka marrë Bosnja dhe 7 përqind Mali i Zi. Nga pikëpamja strategjike çështja shtrohet se angazhimi i madh kinez në planin ekonomik dhe infrastrukturor në Serbi nuk e ka bërë atë shtet më racional dhe me paqësor në raportet me shtetet e tjera të rajonit. Madje e ka bërë më agresiv, gjë që në fund të fundit mund të krijojë rreziqe për vetë projektet dhe investimet kineze në Serbi. Por kush tjetër më mirë se Shqipëria duhet t’ia bëjë të njohur udhëheqjes kineze efektet kontra produktive të angazhimit specifik dhe preferencial kinez me Serbinë?
Përballë disekuilibrave gjeopolitikë, që po krijohen dita-ditës në Ballkan, është e këshillueshme që Shqipëria të rishikojë dhe të rivlerësojë politikën e saj kundrejt Kinës, për ta bërë më aktive dhe më bashkëpunuese. Shqipëria nuk ka ditur ta përdorë kartën kineze dhe koha ka ardhur të hyjë me guxim në lojërat e komplikuara diplomatike, që po lozin shumë shtete ballkanike me faktorët jashtë ballkanikë. Përvoja e deritanishme tregon se Shqipëria e të dy llojeve të qeverive nuk ka bërë në masën e duhur për të parashtruar në Pekin rolin e ri të faktorit shqiptar në Ballkan. Një fuqi botërore si Kina, e cila projekton edhe në Ballkan projekte kaq të mëdha dhe të kushtueshme, do të ishte e interesuar të njihte nga shumë plane implikimet dhe komplikimet e sigurisë rajonale, të raporteve nacionale, etnike, demografike, kulturore, historike, gjeopolitike rajonale, etj. Është një fushë interesi diplomatik dhe gjeopolitik, ku Shqipëria do të duhej të kishte bërë përçapje të mëdha në drejtim të Pekinit. Nuk duhet harruar se veçori e politikës së jashtme të Kinës është karakteri globalist i saj, si në rrafsh ndërkombëtar, ashtu dhe në rrafsh rajonal. Që do të thotë se Kina ka interes për të gjitha shtetet në rajon. Por edhe në planin gjeoekonomik dhe gjeostrategjik Shqipëria, si shtet me dy dete, duhet të kishte punuar fort për të qenë atraktive për projektet infrastrukturore kineze të lidhjeve me Europën. Shqipëria ka një traditë të pasur dhe një kapital të pashfrytëzuar diplomatik të marrëdhënieve me Kinën, të cilat nuk ka ditur t’i përdorë me realizëm. Nuk duhet harruar se Kina ka kaluar periudha të vështira të izolimit ndërkombëtar, kur Shqipëria ka qenë aleati i vetëm në marrëdhëniet e saj me botën e jashtme. Duke lënë mënjanë karakterin ideologjik të kohës, shtetet ruajnë dhe përdorin përvijimet shtetërore të marrëdhënieve.
Një element tjetër i ri i zhvillimeve të reja të politikës ballkanike të Kinës është anëtarësimi i Greqisë në projektin kinez “16 plus një”, që ndodhi në 12 prill, në samitin e Dubrovnikut. Është hera e parë që Kina përfshin një shtet europian jo ish-komunist në grupimin e saj me vende ish-komuniste. Anëtarësimi i Greqisë e prish skemën, por shënon forcim të politikës ballkanike të Kinës. Nëse shtetet ish-komuniste të grupimit “16 plus një” dikur përfshiheshin në perandorinë komuniste sovjetike dhe Kina e inkuadroi këtë hapësirë në programin e saj,tani Kina futet në hapësirën ballkanike të Europës nëpërmjet Greqisë. Projekti kinez me anëtare Greqinë mori emër të ri dhe quhet tani “17 plus një”. Kjo padyshim forcon pozitat e Kinës në Greqi dhe në Ballkan, “një lëvizje, shkruan gazeta kineze “South China Morning post”, që duket se do rrisë ndikimin e Pekinit në rajon”.Por edhe Greqia po përpiqet ta përdorë angazhimin kinez në funksion të ambicieve të saj rajonale. Kryeministri i Greqisë, A. Cipras,i cili ishte në Pekin në Forumin e presidentit kinez, deklaroi se anëtarësimi në grupimin “16 plus një” është në përputhje me dëshirën e Greqisë për të forcuar rolin e saj në rajon. Kjo do të thotë rritje e pretendimeve të Athinës për ndikim rajonal dhe në radhë të parë ndaj fqinjëve.
Shqipëria nuk mund të rrijë indiferente ndaj një procesi, i cili forcon në Ballkan dy shtete, Serbinë dhe Greqinë, rivale gjeopolitike të shtetit dhe të kombit shqiptar, të cilat nuk e njohin Kosovën dhe ndjekin strategjinë e neutralizimit të rolit të faktorit shqiptar në rajon. Natyrisht Shqipëria si shtet i vogël i ka të kufizuara hapësirat për të ndikuar në projektet dhe në strategjinë rajonale kineze. Në Ballkan të gjithë janë shtete të vegjël, me përjashtim të Turqisë. Por Shqipëria duhet të jetë e pranishme në forumet, nismat dhe projektet kineze, dhe t’i japë dinamizëm të ri marrëdhënieve midis dy shteteve tona, të cilat sivjet festojnë 70 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Shqipëria duhet të mësohet të përdorë edhe kartën kineze në politikën e saj të jashtme dhe të avancojë marrëdhëniet e saj me Kinën. Nuk është e para në Europë që do ta bëjë këtë. Me Kinën po i avancojnë marrëdhëniet në planin dypalësh në të gjitha fushat shumë vende europiane anëtare të BE dhe të NATO-s.
Nëse BE si organizatë ka shprehur kohët e fundit shqetësim përsa i përket rritjes së investimeve dhe të ndikimit kinez në Ballkan, BE duhet të jetë e ndërgjegjshme se në radhë të parë kjo vjen nga vakuumi, që vetë Europa ka krijuar në Ballkan, duke vonuar dhe duke shtyrë vazhdimisht integrimin e vendeve të Ballkanit në BE. Shqipëria është një shtet i vogël, që duhet të ndjekë një politikë të jashtme shumëvalente. Kjo do të thotë se duke i qëndruar besnike aleancave strategjike me SHBA, me NATO-n dhe me BE, duhet të zhvillojë marrëdhënie gjithnjë e më miqësore edhe me shtetet e tjera të mëdha dhe me qendrat e tjera botërore të fuqisë. Kjo do të thotë që duhet t’i kushtojë vëmendje më të madhe marrëdhënieve me Kinën dhe të mos përsërisë më gabimet e humbjes së shanseve të niveleve më të larta të kontaktit politik me të.
*****
Botuar sot në Dita. Rubrikën e z.Murati mund ta lexoni një herë në javë në Dita print dhe Online. Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Mire e ke ,po ku kemi politikane ne .Kush nga politiqenerit punoj keto 30vjet per Shqiperine?????????
Per deri sa kete gje nuk e ka marre parasysh as ministri i Jashtem i komanduar i Rames,vogelushi i talentuar per llafollogji Cakaj,kjo do te thote se ne nuk kemi nevoje per Kinen,por per rrumpallen!
Kush i tha Rames qe duhej te shkonte ne Kine?
Kush u ankua se mos shkuarja ne Kine ishte gabim historik?
Ja pra se vetem 40 shtete paskan qene atje,kur ne bote jane 250 shtete,pra jemi me shumicen!
Rama e ka hallin tek celja e negociatave,ndersa ju i hapni barkun per Kinen!
Rama e ka barkun plot,bile edhe te gjithe shqiptaret te ikin jashte aq me mire per ate!
Rruget i kane te hapura dhe le te ikin!
Ka plot siriane,iraniane etj qe mund ta plotesojne kete boshllek!
Po Rama prandaj nuk vajti ne Pekin , se nuk do qe ti kerkoje Kines njohjen e Kosoves
Rama esht nje anti shqiptar , por ju nuk kuptoni
Perderisa BE,Amerika dhe e gjithe bota kane maredhenie me Kinen pse te mos kete dhe Shqiperia.
Miqesin aktivitetin dhe strategjine e kemi me BE + USA.Po ama per te gjete menyrat e mbijeteses pse te mos ti cfrytezojme.
Nese Amerika apo BE hyn ne lufte kundra Kines dhe Shqiperia kete pune do te baje.Po ama sa te jemi pa lufte ti japim vetes mundesi te gjeme rruget e jeteses ne rritjen e nivelit dhe te mireqenies si gjithe shtetet e botes.
Nuj na plas trapi te hyjme ne lufte per Shba dhe BE ne o debil.Ti po te duash shite bythen trap
Shqiperia te luaj karten Kineze ?!!!
Eshte Kina qe po ti interesoj luan karten
Shqipetare,Si zor te ndodhi,Kinezet si ka lene mendja te vine te investojne ne Shqiperi ti presin “politikanet” Shqipetar me bllok ne dore
O Kamunisto ca gjera ti nuk i di se je shume i vjeter,por kina te eshte lutur deri per rrugen e mendafshit,deri dhe per zgjerimin e kapaviteteve te porteve tona qe jane ne vartesi te kesaj rruge,Koridori i -te eshte jetik per vendin tone nese duam te jetojme ndonjehere i njerez,por kurvat e politikes sone edhe shurren nuk e bejne dot pa lejen e europes dhe amerikes.
Al-bania,keshtu njifet ky state ne bote eshte si miza e kalit dhe misioni I Saj eshte te krijoi shqetesime ne interes te atyre qe e krijuan ne 1913en.
Shqiperia nga ana tjeter duhet ta ndaje mb endjen,ose me Republiken Popolare te Vatikanit,Sulltanin ose me Greqine.
Te pakten keto mesojme nga Istoria,Arxeo-llogjia,Politizmoja,Mitho-llogjia.
Nuk dime deri tani se a luftuam ne si Epirote kunder Grekeve dhe qe nga koha e Majumunit.
Keshtu deklaron Marin Barleti historiani i fundit I Epirit qe Ne thote ai jemi Epirote dhe pasarrdhes te Pirros,Aleksandros,bijte e Zeusit,Athines Apolonit,Irakliut Akilit.
Ne qofte se ju zoti Murat Shabani ju ka molepsur Erdogani eshte puna tuaj,por e verteta eshte qe njeriu duhet te mos harroje Pengjet nga gjiri I nenave Greke.Epirote qe u quajten Jenicaros dhe u bene turq me dhune,krimet e pushtuesve perdhunimet,prerjen e kokave.
Ne qofte se ty zoti Murat Shabani,nuk ke llogjiken te mendosh se cfare ka bere Turqia dhe Ataturku ne Epir dhe di cfare ka bere Milloshevici,atehere me vjen shume keq,por nuk ke as ndjenja,as komb,as dinjitet,as nder.
Ok ne na krijuan me 1913 austrohungarezet , Greqine e krijuan shqiptaret arvanitas me 1821 kur prifterinjte greke i benin thirje popullit te rinte urte dhe mos i kundervihej sulltanit.
2. Marinit ti rrush trapin se nuk eshte gjakprishur si puna jote.
3. Kush eshte shqiptar i vertete greku , serbi e turku per te nuk kane ndryshim.
4. Tema eshte krejt tjeter e mos na ca trapin me greker se nuk i ruhet kujt per ta.
5. Ik ha supen e Janulles tani.
Per k/ministrin tone , nuk vlejne njerez me pervoje , pjekuri e formim te larte profesional , por vetem adoleshente te bindur , qe porsa kane futur kembet ne politike e diplomaci . Zoti Rama , ashtu si paraardhesi i tij . famekeqi mesjetar i Vicidolit , nuk do keshilltare qe ta keshjillojne , por keshilltare qe ai t`i keshilloje ! Mendjemadhesia , egoizmi dhe arroganca , e shkeputin ate nga realiteti , cdo dite e me shume i hyn vedi ne qef dhe katandisi ne aventurier ! Egoizmi dhe euforia e kane rrembyer kaq shume , sa arrin me absurden , te mohoje historine dhe vepren e pa vdekeshme te heronjve e deshmoreve te luftes NCL , qe dhane jeten ne lufte kunder pushtuesve nazi-fashiste ! Per here te pare , mbase ne gjithe bote , po ndodh qe te injorohen vlerat kombetare e te nxihet me keqdashje historia dhe krenaria kombetare !
kush e ka “inat” enverin; t’a kete pikerisht, per prishjen me kinen . beri gabimin me te madh . thoshte se ishte marksist-leninist . e ku ishte marksist leninist ? .kuba, kina, vjetnami, k, veriut, etj jane akoma komuniste dhe sot e kesaj dite, ndersa sh. enver i beri revizionist, qe ne 61-shin . eh…!
Ik Shaban se po te pret Kanani
Ne Pekin mund te kishte vajtur Meta si President, apo ky e kishte mendjen te priste partickat e vogla! Ne keto 30 vjet, ne nuk kemi politikane te vertete, por vetem injorante, qe jane te zote vetem per shkerdhatokraci. Kjo eshte e vlefshme edhe per kosovaret qe njeri I bije thumbit e tjetri patkoit.
Ndikimi kinez ne Ballkan nuk shihet me sy te mire nga BE dhe SHBA.
Te njejten gje mund te themi dhe per ndikimin turk dhe padiskutim influencat ruse.
Edhe pse Kina ne ndryshim nga Turqia e cila kerkon ndikim kulturor dhe Rusia politik , kerkon ndikim ekonomik ne rruget e saj te tregetise ne Europen qendrore , ne ne ndryshim nga serbet dhe greket jemi me te priviar per ta lejuar kete lloj penetrimi kinez.
Pse?
Sepse dihet qe Serbia e ka nje kembe ne perendim dhe nje kembe ne lindje. Serbia e ka luksin per te bere presjon BE , duke lejuar ivestimet kineze ne Serbi, ji te deshiryeshme nga BE.Serbia nuk ka me kaq urgjence sa ne integrimin. Nga statistika 80% e serbeve nuk e deshirojne Serbine ne NATO dhe nje pjese e madhe e tyre jane skeptike ne lidhje me antaresimin ne BE. Te njejtin presjon qe Serbia i ben BE me gogolin rus , ja ben dhe me investimet kineze. Vuçiç u shpreh se ivestimet kineze arrihen lehte pa procedurat dhe kontrollin logjor qe karakterizon ivestimet e BE ne Serbi dhe rajon. Me pak fjale me kinezet punet jane te lehta.
Me Greqine si antare e BE , pas krizes kinezet munden te shtine ne dore portin me te madh ne vend ate te Pireut. Tashme kinezeve u duhen rruget per te penetruar ne zemer te Europes. Por Greqia ne ndryshim nga ne eshte nje shtet me rendesi te madhe per BE dhe gjeopolitiken gje e cila i lejon ketij shteti te shohe dhe oportunitete te tjera ne tregeti pa e vrare shume mendjen per grupimin te cilit i perket.
Me Shqiperine dhe shqiptaret ndryshon puna! Per ne aleatet tane strategjike dhe kryesore jane SHBA dhe BE dhe per ta ivestimet kineze ne Ballkan nuk shihen me sy te mire duke mare ne konsiderate dhe perplasjet e SHBA me Kinen.
Une mendoj se qeveria shqiptare po tregohet e pjekur dhe e matur ne kete drejtim.
Per shqiptaret ne rajon dy jane prioritetet kryesore; Integrimi i Shqiperise dhe njohja e Kosoves. Deri ne realizimin e ketyre prioriteteve ne duhet te zbatojme me pikmerine me te madhe rekomandinet qe vijnr nga partneret tane strategjike SHBA dhe BE dhe me pas ndoshta mund te shihen dhe oportunitete te tjera.
Nje numer i madh shtetesh europiane e bojkotuan forumin e Pekinit ose derguan perfaqesues te rangjeve te ulta ne kete takim. Interesat e shqiptareve nuk jane te njejta me ato te serbeve e grekeve, qe ne u dashka te sillemi si ata aq me teper kur investitori me i madh ne Ballkan ngelet BE.
Shqiperia eshte nje vend i vogel i parendesishme ne kete gjeopolitike te ketyre permasave por ajo qe mund te bejne mr mire per vendin politikanet tane eshte te bashkohen perpara interesit kombetar. Te lene menjane ndasite foshnjore dhe te ndalin balten qe i hedhin perdite ne kancelarite europiane vendit duke menduar se ne kete menyre bejne pis qeverine. Sjellja e Ramushit dhe Rames pas samitit te Berlinit me akuzat dhe kunderakuzat e veshura me patriotizem elektoral jane te turpshme.
Si perfundim sipas mendimit tim ne duhet ti rime sa me larg ndikim kinez, turk dhe aq me shume sllav ne Ballkan. Pervoja tone me aeroportin e Rinasit me koncensionar kinez eshte nje arsye me shume per ti mbajtur larg kinezet
Edhe pse te lodhur me te drejte nga stadet dhe vonesat e integrimit ne BE me shume per arsye te problemeve brenda unionit dhe dilitantizmit foshnjor dhe inatçor te politikes shqiptare ne nuk duhet te lodhemi nga integrimi. Perkundrazi. Ne te kundert nuk bejme gje tjeter vecse çfolusohemi nga prioriteti yne kombetar qe eshte integrimi ne BE, nje prioritet jetik per ne dhe sillemi si dikur kur sorollateshim ne gjeopolitika me mijera km larg nga Rusia ne Pekin per mbijetese , me pas ne veteizolim e qe ne fund na katandisen ne vendin me te varfer ne Europe.
Syte ne Europe miq.
Perendimi eshte mallkimi i Shqiperise.Lindja eshte e ardhmja.Kemi 30 vjet me legenat e Petendimit dhe shkaterrime kemi pare
O Daj sami,ti me duket se i ke mbyll syte e veshet fare.Europa nuk e do shqipertine dhe shqiptaret dhe investimet e saj tek ne jane nje merda dhe asje me shume.Po keshtu dhe Amerikani yt nje merda ka investuar ne venedin tone,pos futjes ne Nato per qellimet e saj.Europianet,amerikanet rrojne si zoterinj ndersa shqwiptaret ngelen rrjepacuke e nuk mbushen nje here brkun me buke se degjojne dy prostitutat me te medha te planetit europen e ameriken.Kina na ka ndihmuar dhe mund te na ndihmoje shumfishin tani pasi eshte shtet dinjitoz i forte ushtarakisht e shume i forte ekonomikisht.Duhet te ti lutemi e jo te lidhemi me kete superfuqi boterore kur te tjeret sdenjojne te na japin asgje.
Greku eshte mesuar ta q….. ne bythe historikisht Ne fillim gjermani,pastaj inglizi,amerikani e tani ja futi e gjithe Europa Ce do i erdh oreksi tja fuse dhe kinezi por kam frike se kete rradhe do t’i mbete brenda AMEN.
Kina ishte i vetmi shtet qe ka ndihmuar vertete ndihmuar Shqiperine ne historine yone pa kerkuar perfitimime ne korriz tone!!
Pra po ne fuhet te kthehemi prape tek ky bashkpunim ! Po edhe me kushtet tona njohja e kosoves si shtet!
Karten e Turqise
Jo vetem duhet ta mendojme por duhet ta zbatojme me jlle a vdekje.Ruset jane gati te na shuajn ne cdo kohe si komb.Bushtra europe nuk na do e na urren.Amerika na do thjeshte sa te kaloje lumin e saj,Kina motra kineze eshte njeshtet qe i perket e ardhmja,eshte me nje potencial lebetites ekonomik e ushtarak.Vetem nje rilidhje me Kinen na ben derman o kurvat politikane.
Nuk duhet luajtur asnje lloj karte,vecse ajo anadollake, dhe enveriste,perserit pa reshtur kadavra muratshabanishabanmurati,deri sa ta denatyrojme dhe ta bastardojme dhe ta shkerdhejme te teren si ne kohen e sulltanit kete qafire Shqiperi.
Kjo gazete,qe lejon te pushtohet,nga islamistet dhe enveriste i shembellen klubit te Selanikut,kllonuar me klubin e Hoxhes,jane ata lloj qe parreshtur vazhdojne te shkaterrojne cdo trashegimi fizike dhe kulturore europiane te ketij vendi,te ngjallin urrejtje malinje brenda, kunder atyre qe nuk jane si ata.Dhe ne vijim,nga pozicionet e Babes,urrejtje te verber tek fqinjet,qe ne vazhdimesi mund ta degedisin Shqiperine ne nje rruge pa krye dhe katrahure ku te gjithe do perjetojne pjesen e tyre te humbjes.
Kemi 30 vjet qe degjojme legenat si ty dhe padronet tuaj legena perendimore
KARTEN KINEZE nuk e luan dot nje fashist dhe perkrahes i smur i nazifashizmit si Ed Rama , karten kineze e luajn vetem komunistet , nuk luhet bilardo me shkop beizbolli .