Artisti që arrin të pikturojë përmes rrezeve të diellit (Video)

J L

Michael Papadikis, artisti greko-amerikan shfrytëzon rrezet e diellit për të pikturuar mbi pllaka druri.

Papadikis, përmes lenteve gjigante, shfrytëzon rrezet e diellit për të të pikturuar mbi pllakat e druri.

Këtë lloj arti ai e quan “eliografi” apo ndryshe “të shkruash me diell”.

Shfrytëzimi i rrezeve të diellit i ka rrënjët shekuj me parë.

Michael Papadakis është themeluesi i Sunscribes. Ai ka ndërmarrë disa udhëtime në Azinë Qendrore, Korënë e Jugut e deri në Greqi, në kërkim të frymëzimit.

Punimet në “eliografi” përfshijnë peizazhe, portrete, skena romantike e deri tek logot e  kompanive.

Praktikisht nuk ka asgjë të pamundur për artistin nga Kolorado derisa të ekzistojë Dielli, që për fatin e tij të mirë, në qytetin e tij të lindjes shkëlqen rreth 300 ditë në vit.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *