Ditën e mërkurë, Gjykata e Arbitrazhit sportiv vendosi të refuzojë kërkesën e Caster Semenyas, atletes afrikano Jugore.
Atletja që prej 10 vitesh është në një luftë të hapur me Federatën Ndërkombëtare të Atletikës për shkak të çështjes së gjinisë së saj.
Në vitin 2018 IAAF vendosi të ndryshojë rregullat duke kërkuar që sportistet me hiperandrogenizëm, një patologji e balancës hormonale, të kurohen për të ulur nivelin e testosteronit.
Ky rregull e shtyu Semenyan të apelojë në CAS, i cili nuk e pranoi kërkesën e atletes.
Semenya pretendon se ndaj saj po bëhet diskriminim, ndërkohë që përfaqësuesit e saj ligjorë e konsiderojnë marrjen e kurës hormonale për të ulur nivelin e testosteronit si diçka të gabuar në aspektin etik dhe si një rrezik për shëndetin.
Sipas IAAF, sportistet me hiperandrogenizëm janë në avantazh në mënyrë të padrejtë.
IAAF publikoi një studim sipas të cilit femrat me nivel të lartë të testosteronit bëjnë një paraqitje 3% më të mirë se koleget e tyre, por disa akademikë theksojnë se ka gabime në 17-32% të të dhënave.
Ndërkohë ka kritika në drejtim të organizmave sportivë për vendosjen e kriterit biologjik, pasi po thjeshtëzojnë shumë një çështje që në të vërtetë është shumë komplekse.
j.l./ dita
