Fan Noli dhe vajza partizane

Ornela

Prof. Nasho Jorgaqi

(Ritregim i jetuar)

Ne tetor të vitit 1944, kur aleatët ishin në prag të fitores mbi Nazifashizmin, një korrespondent shqiptaro-amerikan i gazetës së njohur “Boston Globe” shkoi në Bari të Italisë dhe në mes të tjerash vizitoi një spital ushtarak ku qenë shtruar partizanë të plagosur nga vendet ballkanike që luftonin kundër forcave të Boshtit dhe ndërmjet tyre dhe partizanë shqiptarë të plagosur. Duke vizituar pavijonet e spitalit gazetari do të ndeshë papritur në një partizane adoleshente, trup dobët dhe e veshur ushtarakisht me njërin sy të lidhur. Gazetari i ardhur nga përtej oqeanit sapo e pa i tërhoqi vëmendjen dhe ju afrua. Me një italishte të çalë zuri ta pyeste: “Ç’të ka ngjarë me syrin e lidhur?” Partizania adoleshente u përgjegj serbes shqip dhe me ca fjalë italisht pa e ditur se i huaji ishte i një gjaku me të. “Këtë sy në luftë e sipër, tha ajo e dhashë për lirinë e vendit tim”. Gazetari i habitur nga fjalët shqip që po dëgjonte ja priti dhe ai në gjuhën e saj: “E kujt luftë?”. “Luftës Nacionalçlirimtare, ju përgjegj vajza me krenari”. “Pse dhe ti e di çfarë është Lufta?”. “Si nuk e di, tha partizania”. “Sa vjeç je moj vogëlushe?” e pyeti prapë ai. “Sapo kam mbushur të gjashtëmbëdhjetat, ja ktheu ajo”. “Dhe ku e mësove ti që qenkësh Luftë Nacionalçlirimtare? vazhdoi ai ta pyes. “E ku tjetër, ja pat vogëlushja, atje në fshat në Labëri kur erdhën partizanët”.

Pas këtyre fjalëve ra një hop heshtje. Pastaj pyeti vajza: “Po zotrote nga të kemi?” “Si nuk e ditke, ju përgjegj ai?  “Jo, tha ajo prerazi. E nga ta dija. Ma thoni ju”. “Unë jam nga shqiptarët e Amerikës”. Vajza ra në mendime e më pas gjithë druajtje e pyeti: “Po Fan Nolin e njeh, zotrote?”. “Si nuk e njoh, u përgjegj gazetari”. “Atëherë të lutem a mund t’i puthësh dorën babait të Shqipërisë, nga unë që dhashë syrin për lirinë e saj?”. Këto fjalë vajza i tha thekshëm duke ja ngulur sytë bashkatdhetarit që sapo e kish njohur. Gazetari u prek aq shumë dhe i hodhi dorën në qafë dhe e puthi në ballë duke ju përgjegjur gjithë emocion: “Patjetër do ta plotësoj dëshirën tënde, bile do t’i flas dhe për ty që je një vajzë e pashoqe”. “Jo, jo, e ndërpreu ajo, se si unë në Shqipëri ka me qindra që luftojnë për çlirimin e mëmëdheut”.

Gazetari se përmbante dot veten nga mallëngjimi dhe kur mori të ndahet partizania qëndroi gatitu dhe ngriti dorën e djathtë grusht mbi ballë.

Kur u kthye në Amerikë gazetari botoi një reportazh të posaçëm për partizanen e plagosur në gazetën “Boston Globe” të cilin e lexoi dhe Fan Noli dhe më pas e ftoi gazetarin në studion e tij, e përgëzoi dhe e falenderoi për atë mrekulli që kishte sjellë nga fronti i Luftës, siç ishte historia e asaj vajze shqiptare.

Sipas një miku të vjetër të Fan Nolit që unë e takova në Amerikë, mësova prej tij se Noli mburrej me këtë ngjarje dhe thoshte: “Shqipëria nuk vdes kurrë përderisa nga gjiri i saj lind bij e bija si ajo partizania e shenjtëruar e Kombit tonë”.

PS: Fatmirësisht nuk e di emrin e partizanes sepse do të kish rrezik që autorët e listës së “kriminelëve” të Luftës Nacional Çlirimtare, do ta përfshinin dhe emrin e saj në të.

  

Share This Article
14 Comments
    • Tregime per Rusi e Serbi. Nashua e Fan Noli te dy bolshevike. Lexoni librin per Fan Nolin qe ka botuar Nashua spiun-Semani: Fan Noli rrekej duke iu lutur Enver Hoxhes treste Shqiperine ne Jugosllavi,

  • Gjeja me e bukur qe ke botuar ndonjehere prof. Jorgaqi! Edhe pse kete e solli rasti, kur kini gjera me kaq fuqi madheshtore, mos I mbani neper sirtare. Ju falenderoj I palodhuri dhe I nderuari professor.

    • Shume ngjarje e bukur , qe me perloti, sepse me kujtoi gjyshen time Labe , qe ishte partizane , dhe kishte tamam tipinn e kesaj partizanes capkene dhe patriote

      Fleminderit Nasho Jorgaqi , per kete ngjarje kaq te mrekulluesheme , qe e solle ketu,,!

      Kjo ngjarje e bukur qe rrezaton kete patriotizem kristal ta partizanes se re,
      eshte si nje gote uji e fresket, ne mes te “Saharares ” mbytese te qelbesirave anti-patriore

  • Nuk pajtohet me vlerat e shkrimeve plot fakte te heroizmit te LANCIT, partizaneve te rinj e te reja qe u ngriten e luftuan per clirimin e vendit.
    Shkrimi i prof, NASHO JORGAQIT,eshte vlere aktuale sot ne kohen e servileve te tufave@co baltosja, ne prag te 75 vjetorit te clirimit dhe kujtimit te 5 majit, MONUMENTI Dita e DESHMOREVE.
    urime profesor NASHO, per shkrimin tuaj dinjitoz.
    Me vjen ndermend poezia e Milloshit dhe kenga A. MULES.Kjo kenge eshte nje bote, nje nder per shqiperine tone.Nje kenge me dimensine te medha, plot jete e shpirt te pandare.
    Nene moj do pres gershetin
    e do dal malit perpjete
    shok e shoqe do me presin
    n”ato bjeshke ku puthin rrete

    Ne te marte malli per mua
    dil degjo krisma nga mali
    mbi lirine asgje nuk dua
    se jam nuse partizani.
    ne mu kalb rripi i pushkes
    nene moj ne shi e ere.
    do ta lidh ne ball te luftes
    me gershetin tim moj nene
    E kendoji e madhe VACE ZELA,TONIN TERSHANA( te PAHARRUAR) e deri te kengetaret e brezit te ri Anjeza Shahini..e sot e kendojne pasardhesit e veteraneve.ne kujtim te heroizmit partizane.
    Lavdi ne jete epopese se luftes NAC-CL.

  • Jane bij te partizaneve
    zene malit,
    jane dobice t’ komunistve
    te idealit.

    Nje liste plot me komisare,
    me “pune partie”,
    dhe me shoqet ilegale,
    neper hije.

    i ngjiten ne male,
    te njoma, te reja
    dhe me barkun plote,
    i mbarsi rrufeja

  • Shkrim shume emocionues, por nuk e kuptoj pse Prof. Nashua nuk e thote emrin e partizanes se plagosur. Antifashistja e plagosur ne sy dhe e derguar me grupin e e te plagosurve ne Bari te Italise nga aleatet anglo-amerikane eshte Liri Belishova. Ajo nuk eshte ne listen e krimineleve te luftes, por nuk ka shpetuar bashkeshorti i saj Nako Spiru. Se cfare krimesh ka bere Nakua ne lufte vetem Tufa mund ta dije. Historia pa emra eshte e cale dhe jo e besueshme. Prandaj kur flasim per ngjarje reale, emrat e protagonisteve nuk duhet te mungojne.

    • Bravo !–Ka shum mundesi qe ajo te jete partizanja, se ajo e ka nxjere syrin ne lufte

  • Eh more Sulo..
    .Dori@co sa poshte paske rene,
    jo vetem nivel injorance
    apo lajthitje
    partiture “poezie” e nivelit fashisto balliste

  • — Me terhoqi emri i NOLIT… Me gjithe se ka kaluar mesnata , mendova ta lexoj me, shpresen pastaj te fle . Ndodhi e kunderta . U perlota, harrova dhe gjumin , jo vetem nga dialogu voglushes parizane me Gazetarit .
    — Ne lartesim te 75 viteve, kemi ndegjuar histori te shumta te kesaj natyre. Mendoj, se jane te domosdoshme, kur ne thelb kane heroin, njeriun pozitiv e sakrifices… . Edhe kur keto tregime perseriten ,… edhe kur ”ritushohen” e ”zbukurohen”, ato kurre sdalin jashte ”mode” kur eshte fjala per mbajtjen gjalle te kujteses historike, per vazhdimesine e frymezimit brezave me ndjenjat e larta te luftetarit liris e te mbrojties atdheut .
    —- Leximi ketij tregimi me beri ”esell”, …me zgjoi e vuri ne mendime …
    I perkas nje fisit qe s’ ka patur e ka asnje hero e deshmor , asnje partizan me arme ne dore te dale para 24 Mait te 1944 , madje , nje nga xhaxhallaret ka qene pak kohe me ballin [sic hosh Ai , i mobilizuar me force ] , . Por kjo, nuk na ben as sot ne kohet ”moderne” te ndjehemi krenar . ….
    —- Kohet kerkojne te bashkohen mendet dhe zerat me katgorine qe vlereson e ngre larte vlerat e luftes kunder okupatorit nazi-fashist, te herojve dhe deshmoreve te saj . Kush ben te kunderten e kesaj , duhet te rishikje prej ardhjen , por dhe antivlerat e tij ne sherbim te atdheut dhe kombit shqiptar.
    —- Ne mbeshtetje te tregimit per partizanen e gjalle, e cila kish fatin te kurohej edhe jasht , po sjell shembullin e nje shoqes saj, akoma me te re , te vrare dhe torturuar barbarisht ne thellesine e shkrepave e te pyjeve te Mirdites ……
    —- Ish dhjetor i vitit 1981. Me nje grup shokesh po ktheheshim nga FUSHAT LUGJE, nga nje stervitje disa ditore ne kushte dimri, e ne lartesite rreth 2000 metra. Kur mbritem perballe fshatit OROSH ,. i kerkuam komisarit te Brigades Rreshenit [R.P.] te na tregonte Kullat e Gjon Markagjonit. Ai tha se ato nuk ekzistojne me. Madje na tha, ,nje njeri fisi tij ne fund te viteve 70 filloi ngritjen e shtepibve te reja ne truallin e kullave , por nuk u lejua te vazhdonte ne momentin qe do te hidhte catine,
    —Vendi ku ne ndaluam [Nenshejt] kishte 3 cezma me ujin kristal te bjeshkeve .Ne pjesen e siperme , mbi 3 cezmat ish ngritur 3 lapidar . Njeri ish i DED GJON LULIT . Sic thoshin . i thirrur e vrare pa besisht nga njerzit e te parit i Oroshit. Kurse ajo qe ne keto ore te vona , me nxori gjumin e beri te shkruaj keto rreshta, ish Lapidari i NJE PARTIZANEJE 15 VJECARE ,… EFTIMI BAKO. E vrare dhe torturuar barbarish , [ i kishin futur edhe nje hu nen vehte] , nga ato forca ,te cilat, me gjithe se u larguan me okupatorin fashist , u rikthyen. Vran e torturuan me vone 3 heroinat e Mirdites , sepse punonin per emancipimin dhe perhapjen e drites se dituris ..
    —– Ajo qe me intrigon akoma eshte pyetja . Ku e gjenin forcen, kurajon , vendosmerine keta te rinj [mund te themi femije] qe rrezikonin e jepnin jeten larg familjeve , ne pyje e shkrepa , te pa veshur mire e te pa ngren. Ja perse pergjigja e kesaj pyetjeje duhete te jete objekti , baza e edukimit te perjetshem te brezave qe do te leme pas . Ajo, per hire te koheve e konjukturave te caktuara edhe mund te modifikohet ,por kurre nuk duhet te harrohet.
    — JA PERSE ,… LUFTA NACIONAL -CLIRIMTARE , pavarsishte nga kontestimet e perplaset e asaj e te kesaj kohe , duhet te jete e lartresuar
    ne shkallen me te larte. dhe e vleresuar me medaljen me te arte te historise kombit shqiptar ..
    —- Eshte e vetmja lufte , ne tere ekzistencen shqiptare qe e rreshtoi Shqiperine ne krahun dhe koalicionit me te madh nderkombetar kunder okupatorit , fashizmit.
    —- O NJEREZ ,… INTRESII SHQIPTAR KERKON KOMPROMIS E BASHKIM TE ENERGJIVE PER TE HECUR PERPARA DHE NE RRUGEN ME TE MIRE .
    …KOHET , Kerkon vemendje . KOHA DRIDHET E PERDRIDHET, ,..VJEN NJE DITE ,.. DHE ”LEMSHI MBLIDHET”…!!!

    Tomor Voda — NY

  • Partizanet sllavo-komuniste ishin tradhetaret ne Shqiperi sepse ishin pjellur prej jugosllaveve dhe qene kollaboracioniste me to.

  • Lufta PARIZANE N.CL.
    Krenari KOMBETARE!

    Te lumte ajo Pene i nderuar Tomor Voda sa shkruani ne kete koment mese shkrim me problematika. Faleminderit dhe duke qene tej oqeanit.Me ty jam,nisur dhe une ate rruge, ne nxjerjen malin me femijet sa bashkeatdhetaret e mij; qe e theksoj; -Tej oqeanit jane, po mendien dhe zemran tek atdheu e kane.Ju faleminderit dhe per aktivitetet ne prag te kesaj dite historike te “5 Majit”; kryedite perkujtimore qe po bejne..
    Me madheshti u festua kjo dite sot(ani se dita ne Tirane nisi me shi),me ne krye Veterane dhe “Pasuess veterane” ,mbeshtetur nga atdhetaret e vertete deri perfaqesuesit kryesore teqeverise dhe partise Socialiste, vertet parti e popullit e atdhetare.
    Ndiqeni ate ne shkrimet dhe pamjet TV.sa fotove,qe nuk kane te numeruar.
    Faleminderit pjesmaresve ne kete evendiment ne gjithe qytetet e atdheut tone ku Fieri,sa mesojme,sot mori lavderimet me te merituara: rikostruktuar Vorrezat e deshmoreve te demtuar keqdashesit-antiatdhetare. -turpi kombit tone.
    Lavdi te reneve te KOMBIT ne shekuj me ne krye ata te Luftes N.Clirimtare.
    Me kete komente shprehem dhe per “Pasueit veterane”ne Toronto te Kanadase,nisur me AMANETIN e Tyre.

    Pasuesi Veteran 83 vjecar; nipi Jano Kapedanit, rene me nendor 1913, si bien TRIMAT ne mbrojtie te PV.sapo shpalliur i Madhe Ismail Qemali me shoke;sulmuar fqinjet grabitqare jugore.
    .Lavdi Rilindasve tane,Ai pasues e tyre si bir i Zavalanit,krah FRASHERIT te “Vellezerve Frasheri”udherrefyes.
    Faleminderit e mirenjohie komentuesve vertet atdhetare te kesaj gazete me emri mese shprehes DITA..
    Faleminderi Kryesise se Komiteti Pergjithshem te Veteraneve dhe Deshkoreve te vendit, per mbeshtetien dhene mua.si perfaqesues i atyre..
    Guri Naimit D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *