Nuk është Amerikë, ja ku do të xhirohet filmi më i ri i Elvis Presley

J L

Filmi më i ri, bazuar në jetën e Elvis Presley nga Baz Luhrmann do të xhirohet në Queensland të Australisë.

Regjisori australian u takua me kryeministren Annastacia Palaszczuk në Londër muajin e kaluar për të siguruar lejën për realizimin e filmit.

Produksioni do ketë bazën në studiot e Village Roadshow në Bregun e Artë.

Fituesi dy herë i Oskar, Tom Hanks ka nënshkruar për të marrë rolin e menaxherit të Elvis, Colonel Tom Parker, i cili kishte një marrëdhënie të komplikuar me yllin e muzikës.

Ndërkohë po zhvillohet një kërkim në mbarë botën për të gjetur aktorin që do të vijë në rolin e “Mbretit” të muzikës.

Kryeministrja Palaszczuk tha se prodhimi i filmit do të krijojë 900 vende të reja pune për vendasit.

Pritet që filmi të kontribuojë me më shumë se 105 milionë dollarë në ekonominë lokale.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *