Në ceremonitë që do të mbahen në Francë dhe në Belgjikë te enjten dhe te premten Gjenerali Tod Wolters do të emërohet zyrtarisht komandant i Shteteve të Bashkuara për Europën dhe komandant suprem i NATO-s, bëhet me dije nga mediat ndërkombëtare, – shkruan Dita.
Po ashtu njoftohet se sekretari i shtetit për mbrojtjen në detyrë, Patrick Shanahan, nuk do të marrë pjesë ne këto ceremoni siç pritej, për shkak të krizës në Venezuelë dhe asaj në kufirin me Meksikën.
Wolters, i cili është trajnuar fillimisht si pilot ushtarak, deri më tani ka bërë detyrën e komandantit të forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara për Europen si dhe atë të komandantit suprem të forcave ajrore të NATO-s.
Emërimi i tij vjen në një kohëkur shqetësimi i SHBA dhe shteteve europiane për agresionet e vazhdueshme ruse, paqartësia mbi kontrollin e armëve dhe tensionet mes shteteve anëtare të NATO-s janë rritur në mënyrë domethënëse.
Shqetësimi i SHBA u reflektua edhe në shtimin e manovrave ushtarake të SHBA në Europë, ndërsa Rusia është përqendruar në ndërtimin dhe reklamimin e armëve “apokaliptike”, si nëndetësja gjigande e raketave nukleare.
Një tjetër problem në kontinentin e vjetër,në prag të këtij emërimi është vendimi i Turqisëpër të blerë sistemin ajror të mbrojtej S-400 nga Rusia. Ky vendim, jo vetëm ka tensionuar marrëdhëniet e kësaj të fundit me SHBA, por edhe ka vënë në diskutim si pjesmarrjen e Turqisë në projektin për ndërtimin e avionëve luftarak F-35 ashtu edhe vazhdimin e anëtarësisë së saj në NATO – shkruan Dita.
Për më tepër, SHBA dhe Turqia kanë pasë mosmarrëveshje të theksuara në lidhje me grupet luftarake kurde të Sirisë, të cilat për SHBA janë një aleat i vyer në luftën kundër shtetit islamik, ndërsa për Turqinë një organizatë terroriste që duhet sulmuar ushtarakisht meqë derivon nga një organizatë kurdenë Turqi, e shpallur terroriste me qëllime separatiste.
Duhet theksuar se Wolters, ashtu si shumica e autoriteteve amerikane të prononcuar në këtë temë, e konsideron të papranueshëm faktin që njështet anëtar i NATO-s të blejë armë nga Rusia, përtej rëndësisë së Turqisë për rajonin.
Nga ana tjetër, mosmarrëveshjet SHBA-Turqi, nga disa ekspertë, mund të prishin unitetin e NATO-s, çfarëkonsiderohet edhearritja e qëllimit kryesor të Rusisë.
Ekspertët, gjithashtu,janë të mendimit se si Uashingtoni ashtu edhe Moska janë të gatshëm të heqin dorë nga marrëveshja e periudhës së Luftës së Ftohtë, që ndalon përdorimin e një kategorie të caktuar të armëve nukleare.
Për më tepër, Rusia, si një rival i hershëm strategjik, kërkon rritjen e ndikimit të saj gjeopolitik, duke konsideruar NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara si pengesën e saj të vetme. Prandaj në tentativat e saj për të dobësuar ndikimin e aleancës dhe rrjedhimisht të SHBA-ve, Rusia fokusohet në dobësimin e a solidaritetit të NATO-s dhe në manipulimin e shteteve pranë saj, dhe pse jo anëtar.
I tillë është rasti i Ukrainës. Megjithëse jo anëtare e NATO-s, Ukraina bashkëpunon ngushtë me të. Prandaj ndërhyrja e armatosur e Rusisë në Ukrainë dhe pushtimi i Krimesë, në 2014, janë shumë shqetësuese. Shqetësimet u shtuan me firmosjen e një dekreti nga presidenti Putin për përshpejtimin e aplikimeve të nënshtetësisë për ukrainasit që jetojnë në zonat nën kontrollin e separatistëve të suportuar nga Rusia, javën që shkoi. BE e quajti këtë një veprim që kishte për qëllim destabilizimin e mëtejshëm të vendit.
Sidoqoftë në përvjetorin e shtatëdhjetë të NATO-s problemi kryesor për aleancën dhe për komandantin e emëruar konsiderohet mungesa e suportit të lidershipit amerikan. Kujtojmë se presidenti amerikan Trump, i cili shpesh ka shprehur rezervat etij për vlerën e aleancës, pati akuzuar se shtetet anëtare, edhe vetë Gjermania, duhej ti mbulonin vetë shpënzimet për mbrojtjen e tyre.
e.ll. / dita

Amerika.Po spati fitim nuk te jep asje.Te jep kredi per te mesuar gjyetaret e peshkut ,pedagogun e ben vete,parate e kredise ti merr kokerr me kokerr dhe ne fund pasi te msohesh si ta kapesh peshkun,kete e do ajo.Kjo eshte ameriqija,ndaj duke pare qe dhe kurva europe nuk na do e mbeshtet Ruset jane armiq te perbetuar te shqiptareve,lidhuni me motren Kineze,eshte e ardhmja e botes k potencial te pashoq ekonomik e ushtarak