Socialistët fitojnë zgjedhjet, por ekstremi i djathtë merr 24 deputetë. Spanja pritet të shkojë drejt një koalicioni

Nela

Ashtu siç ishte parashikuar Partia Socialiste e Pedro Sanchez (në foto) i fitoi zgjedhjet elektorale në Spanjë.

Megjithatë, në zgjedhjet që patën një pjesëmarrje shumë të lartë, kjo parti arriti të marrë vetëm 30% të votave.

Mungesa e numrit të nevojshëm të vendeve në parlament për të krijuar qeverinë tregon se mazhoranca dhe qeveria do të jetë pashmangshmërisht një koalicion – raporton Dita duke cituar mediat spanjolle.

Ajo që duket se shqetëson më shumë në rezultatet e zgjedhjeve në Spanjë, që mbahen për të tretën herë rradhazi në katër vite, është ngritja e partisë së ekstremit të djathtë, Vox.

Vox arriti të marrë rreth 10% të vota të përgjithshme dhe të hyjë në parliament me 24 deputetë.  Është hera e parë në katër dekada që një parti e ekstemit të djathtë do të jetë pjesë e legjislativit spanjoll.

Me sa duket i ndërgjegjshëm për sfidat e reja përpara Spanjës, në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjeve, Sanchez bëri thirrje për një parlament me vlera europiane.

“Ne nuk duam të ecim prapa. Ne duam një vend që ecëm para dhe projekton të ardhmen e vet.” – tha Sanchez ndër të tjera.

Ai gjithashtu premtoi intensifikimin e punës për të mbajtur premtimet elektorale, si lufta ndaj pabarazisë, zgjidhja e çështjes të Katalonjës dhe përfundimi i korrupsionit.

e.ll. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *