“Kam punuar edhe kamariere e babysitter”. Njihuni me gruan e dytë pas Kryemadhit që drejton një parti politike

Nela

Kryetarja e Aleancës Kuq e Zi, Lumturi Ratkoceri, e cila e drejton këtë forcë politike që nga viti 2017 pas largimit të Kreshnik Spahiut është gruaja e dytë që drejton një parti politike në Shqipëri pas Monika Kryemadhit.

Në një intervistë në rubrikën “45 Minuta” në Report Tv, Ratkoceri ka treguar rrugëtimin e bërë prej saj deri në momentin që mor drejtimin e AK-së.

“Jam një vajzë tiranse, kam studiuar për matematikë dhe në 1991 jam larguar në Zvicër, studiova për administrimin e institucioneve sociale. Kam punuar edhe kamariere, babysitter për të paguar studimet, më pas në komisariatin e lartë të refugjatëve, fakultetin e drejtësisë, pas për integrimin e shqiptarëve në kantonin e Gjenevës. Në 2011 u ktheva në Shqipëri, jam e djathtë në shpirt. Skandali me Metën dhe faktin që doli i pafajshëm, ajo që ndodhi në 21 janar të 2011 më bëri që të hap sytë. Si pasojë e kësaj vendosa që të rikthehem në Zvicër. Rastësisht dëgjova Kreshnik Spahiun në televizor kur ishte n/ kryetar i KLD-së dhe fillova ta ndjek dhe mendova se ka një rreze shprese”,-u shpreh Ratkoceri.

n.s. / dita

Share This Article
7 Comments
  • Pune te mbare moj vajze . shqiptaret jane zhgenjyer nga keta politikane te ketij tranzicioni post komunist ,qe te gjithe pardesy bardhet e Ramiz Alise ,te gjithe njelloj si shpia e kopilave te femijes .. Koha ka ardhur per njerez te ndershem e me principe perendimore .Jeni ne kohen dhe ne vendin e duhur. Kurajo e me principe .

  • Dukesh edhe ti një shprese, Lumturi, te shohim, qofsh me nder, Tirana

  • nje pyetje doja te beja-cfare tundimi ka nje person i shkolluar si ju per tu futur ne politike e ne rastin konkret ne vendin tone !!!!, dashuri per vendin…urrejtje per politikanet egz…inat per dike…etje per fitim, nuk arri ta kuptoj, por qe te hysh ne politike duke thene ER i mashtroi tere shqiptaret dhe LB tradhetoi kauzen je i deshtuar, trendi sot eshte aktrimi nese e kini urdhero e fillo tregoi shqipetarve perrallat e rralles… perndryshe po harxhon kohen e te tjerve

  • Sigurisht qe ke punuar se fundja e fundit kapitalizmi nuk pyet kush je por cfare mund te besh!Sa per partine politike nuk ka shqiptar apo shqiptare qe krijon nje parti apo nje organizate me qellim ndryshimim politik ne favor te popullit por vetem perfitim personal ose e thene shqip:VJEDHJE!Nuk ekziston ajo kulture politike ne shqiperi qe te vesh interesin personal mbi ate te pergjithshmin!

  • më pëlqeu kjo motra,flet pak a shumë shumë mirë!!
    pashë tërë intervistën që kishte dhënë “45 Minuta” në Report Tv,dhe më lindën nja dy pyetje të vockëla!
    -me sa tru mund të mendosh që të thuash se basha në periudhën e çadrës,20017,fliste për “republikën e re”,prandaj ne u bashkuam!?
    -të jenë kaq idiotë sa të mendojnë se basha drejton PDnë??
    AKZ është një parti që u akuzua,me a pa të drejtë,si një parti e financuar dhe me frymë erdoganiste!pra e mbështetur nga vllazëria myslymane,si tërësi dhe direkt nga erdogani,në veçanti!!
    atëherë nuk mund të rri pa i shtruar një pyetje:
    -çfar mendimi ka zonja për ndërhyrjet e erdoganit në të tërë rajonin dhe veçanërisht në zonën shqiptare?
    -si do të reagonte ajo në lidhje me të,erdoganin,nëse do të ishte pjesë e legjislativit shqiptar??
    këto janë disa nga gjërat që më bëjnë shumë skeptik pasi dëgjova këtë intervistë pak a shumë,shumë të mirë!!komplet ndryshe nga shumë idiotë partiakë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *