Kur opozita bllokon rrugët / Protestat në Shqipëri sipas Reuters

Leda Hysa

Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar një artikull rreth aksionit opozitar pasditen e djeshme, me dy orë bllokim rrugësh dhe thirrje për largimin e kryeministrit Rama.

Reuters shkruan se opozita kërkon qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme dhe se është shprehur hapur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, sipas kreut të PD, Basha.

Reuters sjell në vëmendje thirrjet e BE dhe Amerikës që opozita të futet në parlament dhe të marrë pjesë në zgjedhje, pasi qeveria e Ramës është legjitime.

Ja çfarë shkruan ndër të tjera Reuters:

Në tre muaj opozita mban protesta për të nxitur qeverinë që të pranojë zgjedhje të parakohshme. Opozita thotë se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u blenë, ndonëse qeveria Rama hedh poshtë akuzat. BE dhe Amerika thonë se qeveria aktuale shqiptarë është legjitime, dhe i kërkojnë opozitës që të kthehet në parlament dhe të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një takimi që mbajti me aleatët e tij në praninë e gazetarëve, tha se Rama duhet të largohet dhe pas kësaj partia e tij do ulet në tavolinë me socialistët në pushtet për të folur për krijimin e një qeverie të përkohshme, tranzitore dhe të fillojnë përgatitjet për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Unë u bëj thirrje miqve tanë evropianë dhe ndërkombëtarë që të mos dënojnë Shqipërinë”, tha Basha dje nga Elbasani, duke iu referuar vendimit në pritje nga Bashkimi Europian.

“Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën e vendit. Nuk do të ketë proces të rremë zgjedhor”, shtoi ai.

Nga ana tjetër socialistët thonë se zgjedhjet lokale do të mbahen me 30 qershor, dhe kështu do të vazhdojnë edhe nëse demokratët nuk marrin pjesë. Demokratët nuk janë regjistruar ende, ndërsa një grup i shkëputur nga radhët e tyre ka krijuar partinë e vet dhe do të futet në zgjedhje (fjala është për Bindjen Demokratike).

l.h/ dita

Share This Article
13 Comments
  • Turp per ata qe bllokohen ne rruge nga 200 vete. Te gjithe shoferat duhet te hapin rrugen vete sepse nuk mundet qe 200 vete ti zene rrugen atyre qe jane me shume ne numer. Prandaj thirrini mendjes e hapni rruget vete here tjeter.

    • Po ta mbajti bytha jep ti shembullin i pari dhe shife ku perfundon o krimineli i rilindjes qe mendjen e keni vetem per vrasje e krime me keqe se baballaret tuaj dje

      • Fashistat si Fidel Kastro , e duan plumbin ne lule te ballit , sepse po i versulen popullit , jo Edi Rames ! Ndyresira deri ne gen , qe nuk kane ndryshuar asnje grime nga eterit e tyre nazi-fashiste ! Edhe ke goje te flasesh ti turi mut !

        • Cuni i Vuk Karaxhcit nga Vicidoli, komentin ten veç Ram timonit e ka pelqyer dhe Kimi i Korese se Veriut, prandaj o morri i kur i rilindjes ju nuk dini gje tjeter , gjuha e juaj eshte gjuha e urrejtjes!!!!

  • Delet qorre popull ,i shkojne nga mbrapa anti shqiptareve politikane shqiptare vrasew dhe hajdute ..Dihet frika nga SPAK dhe byroja e hetimit..Por me e keqja eshte se edhe Rames i intereson kjo rremuje .

    PSE ORE DEBILA POPULL ;KUJTONI JU ,SE PER INTERESIN TUAJ BLLOKON OPOZITA RRUGET
    HARROJENI O KOKPALARE .???????

    . Ah moj kasolle ku na mblodhe ,me kete popull debil.

  • Delet qorre popull ,i shkojne nga mbrapa anti shqiptareve politikane shqiptare vrases dhe hajdute ..Dihet frika nga SPAK dhe byroja e hetimit..Por me e keqja eshte se edhe Rames i intereson kjo rremuje .

    PSE ORE DEBILA POPULL ;KUJTONI JU ,SE PER INTERESIN TUAJ BLLOKON OPOZITA RRUGET
    HARROJENI O KOKPALARE .???????

    . Ah moj kasolle ku na mblodhe ,me kete popull debil.

  • Kur s’ke tru të luftosh në tempullin e demokracisë Parlament ,dorzo mandatet ,dilë në rrugë sulmo parlamentin e kryeministrinë me dinamite e kapsolla, ke këmbë të bllokosh rrugët me flakadan e djegëje gomash e kacafytjesh me policinë e qytetarët hallexhi ,duke të lësh namë të keq në botë, deri te Agjencia e lajmeve Reuters e të tjera ,për të poshtruar vendin tëndë ,dhe të thuash se po luftoi për demokraci ,kur po bënë të kundërtën ,po e zbaton destabilizimin sipas mësimeve të ujqërve të shehtë të agjenturave serbo-ruso ,të Putinit në shqipri.Po pengoni serjozisht integrimin e shqipërisë në BE..!!!!-Krim dhe Turpi botës..

  • Një grup opozitarësh zjarrëvënës PD+LSI -së ,putana e putanjar kan vendosur të djegin shqipërinë.-Hekurat ,hekurat -burg-burg.Kjo i pret.

  • sms. Falenderoi lul bashen. E pam ne farke duke dhan dekumente partive te rijne. Po keto po i lejon edi rama. I thot bashes ke vejeth rr. Kombit dhe nuk e fut burke sa krime jan ba ne kohen e p.d. A ka fytyr te kerkoi voten. S.ELEZI.

  • Po pse mo opozite eshte kjo !!!??? pfffff me 200 veta opozite !!!!??? na çuditet fare. Po kapini mor prej zhelesh keta dhe shporrini nga rruga. Bejne ligjin ne rruge 200 veta kundrejt mijera shqiptareve qe duan te shkojne ne pune te tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *