“Dera e qelisë”, vizatimi i Nelson Mandela shitet për mijëra dollarë

J L

Një vizatim i thjeshtë i realizuar nga ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, u shit të enjten në Nju Jork për 112,575 dollarë.

Në vizatim paraqitet  dera e qelisë së burgut “Robben Island”, ku Mandela u mbajt për 18 vjet.

“Dera e Qelisë, Robben Island”, e përfunduar në vitin 2002 tejkaloi pritshmëritë e shtëpisë së ankandeve Bonhams, e cila kishte vënë një vlerë mes 60-90 mijë dollarë.

Vizatimi në ngjyrë pastel me dyllë tregon hekurat e derës së qelisë dhe  një çelës, të skicuar në ngjyrë vjollcë.

Vizatimi është një nga të paktit që Mandela  mbajti deri sa vdiq në vitin 2013.

sipas Giles Peppiatt, drejtoresha e shtëpisë së ankandit të artit modern afrikan, Mandela realizoi në total 20-25 vizatime. Disa u riprodhuan si litografi për të mbledhur para për “Fondacionin Nelson Mandela.”

Vizatimi i Mandelës ishte një nga gjashtë veprat që tejkaluan 100,000 dollarë në shitjen e artit afrikan të enjten.

Një artist i Afrikës së Jugut, Irma Stern (1894-1966), fitoi çmimin më të lartë të ankandit, 312.575 dollarë, për “Malay Girl”, një portret nga 1946.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *