Pas dy javësh me ndërprerje, do të rikthehen seancat e Vettingut me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Në seancat që rikthehen, muaji maj do të nisë me kreun e Gjykatës së Apelit Civil në qytetin e Shkodrës. Ai është Fuat Vjerdha.
Vjerdha është një nga dy gjyqtarët të cilët votuan kundër, që të hiqet dënimi me burg përjetë në apelin e krimeve për Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e katër policëve në 2009-ën në Durrës.
Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha janë dy gjyqtarët që vendosën të jenë pjesërisht kundër për të pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit.
Sa i përket ndërprerjes se seancave, KPK thotë se u bënë shkak ditët e festave dhe angazhimi i komisionerëve në Bruksel.
l.h/ dita
