Një hotel ku s’ka mure dhe as tenda që të të pengojnë të shijosh yjet gjatë natës? Po! Vendi ideal ndodhet në Bali të Indonezisë. Duket se ky hotel shfrytëzon në maksimum natyrën që e rrethon dhe i ofron pushuesve një eksperiencë unike.
Dhomat e tij janë në formë “flluske” dhe kontakti me natyrën është maksimal.
Strukturat e bollshme të kupolave janë transparente, duke i lejuar pushuesit të shikojnë yjet ose mjedisin me pemë, nga komoditeti i shtretërve të tyre.
Ndërsa disa pushues mund të jenë të shqetësuar për privatësinë e tyre, çdo dhomë gjumi është e rrethuar nga një kopsht privat.
“Flluskat” janë të pajisura me WiFi, minibar si dhe ajër të kondicionuar për të parandaluar të nxehtin e diellit.
Një natë në “flluskat luksoze” kushton 120 dollarë nata, por për shpirtrat natyrë-dashës, eksperienca që ofrojnë është e mrekullueshme.


j.l./ dita
