Një tufë e vogël e flokëve të Leonardo da Vinçit, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes, u ekspozua për herë të parë për publikun ditën e djeshme.
Këtë lajm e publikuan mediat italiane sipas disa hulumtuesve.
“Ne mundëm të siguronim përtej Atlantikut flokët, të quajtur në histori si “flokët e Leonardo Da Vinçit”, njoftuan drejtuesit e ekspozitës me titull ”Leonardo jeton!”, Alessandro Vezzosi dhe Agnese Sabato.
“Flokët, të mbajtur të fshehtë deri më tani në një koleksion amerikan, do të prezantohen për herë të parë së bashku me dokumentet që dëshmojnë për origjinën e tij të vjetër franceze, gjatë ekspozitës më 2 maj në Vinçi”, shtoi Vezzosi, cituar nga agjencia AGI.
Ekspertët italianë do të kryejnë analizat e ADN-së së flokëve për të konfirmuar ekzistencën e pasardhësve ende gjallë të gjeniut të madh të Rilindjes.

j.l./ dita
