“Të paktën 90 persona, përfshi 65 fëmijë, besohet se janë infektuar me virusin HIV në Pakistan nga një mjek që përdorte një shiringë të kontaminuar”, deklaruan zyrtarët ditën e premte.
Autoritetet u njoftuan javën e kaluar pasi 18 fëmijë nga zona periferike e qytetit të Larkanës rezultuan pozitivë me virusin HIV, duke bërë që zyrtarët e shëndetësisë të kryejnë hetime më të thella.
“Më shumë se 90 vetë kanë testuar HIV pozitiv dhe numri i fëmijëve është rreth 65 ,” tha për AFP Dr. Abdul Rehaman, një zyrtar i shëndetësisë në Larkana.
Autoritetet thanë se hetimet çuan tek një mjek i vetëm, i cili duket se ka përdorur një shiringë të kontaminuar tek pacientët.
“Ne kemi arrestuar një mjek pas marrjes së ankesave nga autoritetet shëndetësore”, tha Kamran Nawaz, shefi i policisë lokale që drejtonte çështjen në qytetin jugor të Larkanës. “Na thuhet se mjeku gjithashtu ka HIV”, tha ai.
“Gjaku i prindërve të fëmijëve të infektuar u testua gjithashtu, por rezultatet e tyre ishin negative,” shtoi Pechuho.
j.l./ dita
