Manuali i parë në Hënë i Armstrong, në ankand për 9 milionë dollarë

J L

Manuali i parë i zbritjes në Hënë, i përdorur gjatë misionit “Apollo 11” do të shitet në ankand për 9 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për manualin e detajuar, të përdorur nga astronautët amerikanë Neil Armstrong dhe Edwin E. ‘Buzz’ Aldrin.

Dokumenti 44-faqesh shpjegon me hollësi çdo procedurë të shkëputjes dhe zbritjen në sipërfaqen e satelitit të Tokës, gjatë misionit “Apollo 11”.

Aty janë të gjitha udhëzimet, hap pas hapi, që mbulojnë pjesën e fluturimit të “Eagle”.

Ai përmban gjithashtu shënimet e para nga një qenie njerëzore ndërsa ndodhej në një trup tjetër qiellor.

Gjithashtu, libri i cili u mbajt në bordin e “Eagle” përmban vizatime dhe 150 shenja dhe shënime të shkruara në kohë reale nga Armstrong dhe Aldrin.

Me që nuk kishte regjistrim audio ose video të asaj që ndodhi në kabinën e “Eagle”, manuali konsiderohet si një dëshmi unike për historinë e hapësirës.

  

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Te gjitha sa thuhen Jane pallavra, kemba e njeriut se ka prekur kur henen,ad due dhe ad sotto qe shkenca ka avancuar shume.PSE nuk vene sot ne hene,se nuk arrijne dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *