Adoleshenti i zhdukur gjendet i vrarë në pyll

Bora Basholli

Një adoleshent i zhdukur është gjetur i vdekur në pylli.

18-vjeçari është identifikuar si Alex Davies. Ai ishte larguar nga shtëpia e tij në Skelmersdale, Lancashire të hënën dhe mori një taksi në stacionin hekurudhor të Parbold. Që nga ajo ditë, Davies nuk u pa nga asnjë njeri.

Policia nisi një hetim për vrasje pasi trupi i tij u gjet në Parbold Hill në West Lancashire.

Policia fillimisht ishte e pasigurt nëse trupi ishte i një burrë apo gruaje.

“Kjo është një vrasje vërtet tronditëse e një të riu dhe ngushëllimet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë e tij në këtë periudhë shumë të trishtuar për ta,”-tha dedektivi, Geoff Hurs.

I riu punonte si asistent shitjesh në Home Bargains në Skelmersdale.

b.b/dita
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *