Kohët e fundit, ministri në detyrë, Cakaj, ka bërë shumë lëvizje, largime nga detyra apo ka ndërmarrë veprime për të zhvendosur një kontigjent nëpunësish, në dikasterin që drejton e më shumë në diplomacitë tona jashtë Shqipërisë, të cilëve, ose u ka mbaruar mandati, ose janë jashtë kritereve në detyrën e tyre. Mes të tjerëve është edhe rasti i sipërm, i cili, jo rastësisht e percepton detyrën e tij si një vazhdimësi, dhe e akuzon zotin Cakaj për largim të pa arsyetuar. Por, përtej saj, ajo që të bën përshtypje dhe kërkon vëmendje është kërkesa e të larguarit, si mund të jenë edhe të tjera, të cilat kërkojnë nga dikasteri, konkretisht nga ministri në detyrë, që të mendojë edhe më tej për jetën e tij private.
Është e vërtetë se përfaqësitë tona diplomatike janë të mbushura jo pak me të vendosur që nuk e meritojnë të jenë aty, që vegjetojnë nëpër seli, tunden e shkunden duke e quajtur gjithçka një detyrim të shtetit ndaj jetës së tyre.
Ata kërkojnë nga shteti që të jetë edhe më tej kujdestari i jetës së tyre, i fëmijëve dhe i të afërmve të tyre, të jetë i përkushtuar që fëmijët të mbarojnë shkollimin, që të kenë banesë dhe punë, mundësisht jashtë shtetit, pasi kthimi në vendin e tyre i duket si një fatkeqësi që duhet ta përjetojë edhe ministri.
Zoti Cakaj bëri mirë që e filloi reformimin e stafit diplomatik apo të dikasterit që drejton. Kjo ka qenë e domosdoshme dhe, kemi bindjen se do të rilindë punën e diplomacisë sonë jashtë shtetit, por edhe në ministrinë e jashtme.
Kjo është pjesa e parë e reformimit të Ministrisë së jashtme dhe, sado që duket e vështirë, e dhimbshme dhe e rëndë nga ndërhyrjet që bëhen e do të vazhdojnë të bëhen, përsëri është shumë më e lehtë se sa pjesa tjetër: vendosja në dikaster dhe në përfaqësitë tona njerëz të aftë, të ditur, të përkushtuar, të cilët nuk do e shohin gjithë këtë si privilegj, si një përjashtim nga rregulli që bëhet vetëm për to.
Puna më e vështirë do të fillojë pikërisht tani. Nëpër skedat e ministrisë do të fillojnë të vërshojnë përsëri kërkesat e shumta, nga gjithëfarë “ sejmenësh”, të politikës apo të oligarkisë financiare, me lidhje me pushtetin apo financues të tij, të afërm të deputetëve dhe të rangjeve të larta të pushtetit.
Do të ndodhë që si një ofensivë të vërshojnë kërkesat dhe, nëse do të mbyllen sytë e do të vijojë praktika e afrimit të “krushqive” politike, duke patur si pajë një vend në diplomaci, atëherë nuk do të ndodhë asgjë: do të ikin një palë dhe do të vijë një palë tjetër, ndoshta edhe ato jashtë kërkesave dhe standardeve, dhe, si edhe më parë, gjithçka do të shembet nën rropullimën e aferave dhe të paaftësisë.
Pak ditë më parë se si motra e një ish ministre të Integrimit të kohës së PD-së për faktin se jeton në Spanjë kërkonte me anë të një letre se kërkonte punë në ambasadë. Një rrugë e dy punë.
Puna më e vështirë që do të fillojë tani duhet të ketë përqendrimin në krijimin e një diplomacie ndryshe, e cila, edhe pse në disa raste ka pasur arritjet e saj, ka ende shumë për të bërë, sidomos për të krijuar jashtë Shqipërisë, jo vetëm vatra të ngrohta për bashkëatdhetarët dhe shërbimin ndaj tyre, por, duke u bërë përfaqësues të denjë të vendit, të afrojnë biznesmenë, afaristë, firma të rëndësishme, të mesme apo të mëdha, që të investojnë në Shqipëri.
Puna e gjithësecilit të matet me atë se çfarë bën dhe jo se kush e ka dërguar.
Atëherë nuk do të kemi qarravitje konsullore, por një shërbim të të duhur, për njerëzit tanë, kudo që janë.
Dita

Omg çfar injoranti ky sekretari, kujtojne se e kane pronen e babait
Ky sekretari qenka me koqe nga une
Ambasadat tona jasht shtetit jane pasqyre e vete shtetit tone!
Si mund te gjeje ngrohtesi emiganti shqiptar ne ambasaat tona jashte,kur ne nuk e gjejme ngrohtesine e shtetit ketu?
Shteti na shikon si SKLLAV e so si pjese e sovranit!
Punonjesi i shtetit nuk e kupton se rrogen e merr nga taksat dhe votat tona dhe kjo ndodh se edhe kryeministri po keshtu gjykon,si ata!
Prandaj ikin shqiptaret se ketu nuk e ndjejne veten si ne atdheun e tyre,por si te PUSHTUAR!
Ky eshte ai ministri qe lexon shumë po nuk citon dot as autorët e fillores.
Si ajo zv.min që nuk thotë dot saktë as një fjalë të urtë.
Cupkat dhe djemkat e Edushes si harrem mes Tirane ku më shumë se mendja rëndësi ka zogu zi.
Ai do qeveris edhe në diplomaci
Po pe nje breshke ne maje te shtylles mendo qe dikush e ka ngjitur atje lart
Jam dakort me cka shkruhet ne arikullin e mesiperm e mendoj se kjo eshte e udhes qe ,Shtetl ti gjeje punes njeriun e duhur te kualifikuar e me te gjitha cilesite qe duhet te kete nje nenpunes shteti e jo e kunderta ,,,,,,,,,,,,
por punonjesit e MPJ te trajtohen si gjithe shtetet e tjera ,Afat te Percaktuar konform ligjeve!Menyra e vetme qe te mos kete kofondime si me rastin ne fjale.Ati zoterise i duket hata qe po u ktheka ne atdhe edhe pse ka kaluar afatin 4vjecar por
zoteria ka nje te drejte legitime si qyterar e punojes,ka familje e femije ne mes te shkolles.
S’eshte qoke z.minister qe femija per dy apo tre muaj te mos humbase vitin shkollor!
Konsulli e thote troc se punon per xhepin e tij dhe familjen ( nuk eshte se ka ndonje te keqe ne kete mes), ashtu sic I ka mesuar shoku sal dhe te tjeret me radhe !
Sherbimi diplomatik gjithmone pune qokash ka qene. Kryesisht ka qene eskluzive è grave te kryeministra e qe rregullojne fisin dhe burrat e shoqeve. Jemi qe jemi, a ka ndonje pune dhe per mua? Se me gjuhen s’jam keq, shtepine e kam timen dhe dietat nuk me duhen. Kushtoj me pak se gjysma e atyre gjysmakeve qe do sillni ju trima me ato konkurset digjitale.
Qerratej gazetare te kesaj gazete,
si nuk na rrefeni ne nje te vertete?
qe kete birbo minister karabush,
Ed Rama e paska dhenderrush,
ky te bijen e Lindes ja pallon,
e kjo vend ne qeveri i siguron,
nepotizem pra ne qeverine sot,
dhe e thene kjo me gojen plot,
e pame Caken interviste ne televizor
ku na gajasi dhe mbam barkun me dor,
kur tha – jam 28 vjec me 14 vjet eksperience,
duke ja kaluar dhe vet Rames per deficence.
Kush te Tha ty qe Rama e ka Dhenderrush….
Apo portalet e Xenit te Sales qe u Paditen. Me sa di une Rama ka veç 2 djem dhe ska si me e pas Dhenderr kete, informohu me mir… apo je pjes e Dizinformimit te Portaleve te Sales edhe ti. Ju edhe Gomarin Madhkull me Manzukiçin mes shalve ta beni Bars kaq mashtrusa jini
…informohu se Edushka ka sot nje grua Lindushke qe ka nje vajzushke me dhenderr kete karabushke…
Une lexova portalin e gopit te sateme me kembe perpjete
Une i propozoj ministrit qe shqiptaret e vendeve ne bote te pyeten edhe ato per punen e sjelljen e nenpuneseve n’ambasada!
O njerez,po ckeni qe mbani njerzit me liber shtepie ne goje!!Mesohuni (nqs doni te jepni mendim racional)te trajtoni problemin ne mos mbylleni gojen ,beni si gore.
Tregoni nivel mendor,profesional,racional e qytetar!!
Fenomeni Caka,verteton dhe nje here thenien:
Trandafili mund te dali dhe te lulezoje mbi pleh.
Kete e ka treguar dhe historia jone me gjigande te virtut dhe talentit njerzor boteror si Gjergj Kastrioti, Moder Tereza,Ismail Kadare.
Pa e njohur,kam qene shume skeptik per z.Caka,nga mosha e tij dhe prej andej nga vinte.
Por tani kur shoh,si po e ristrukturon ngrehinen e ´´diplomacise shqiptare´´(kam shume respekt per paraardhesin Bushati si diplomat dhe si njeri,por historikisht,bota ish me afer te pranonte,qe Shqiperia,ka kozmonaute se sa diplomat),bagazhin e vecante kulturor dhe profesional te z.Caka dhe me cfare logjike racionale,guximi dhe qetesi diplomatike e shpalos ate,ndjehem i lumturuar,kush ma perfaqeson vendin tim.
A mund ta sqaronte Rama se pse i emeroi dy ministra kosovare e jo shqiptare te Shqiperise?
Ne se paskan qene kaq te mire pse ua mori Kosoves dhe nuk i la per shtetin e ri?
Nje gje eshte absolutisht e qarte qe per ARSIMIN dhe Politiken e Jashtme Shqiperia kas patur dhe ka personalitete te rangut boteror!
Historia ka vulosur se ministrat tane te Jashtem si Behar Shtylla,Reiz Malile etj arriten te fitojne mbi superfuqite boterore kur arriten te futin Kinen ne OKB!
Po ashtu edhe per ARSIMIN Shqiperia ka aq pervoje dhe kualitete sa Kosoves ua mesuan gjuhen shqipe dhe jo e kunderta!
Nga Kosova Rama mund te kishte marre ministra te cdo fushe tjeter,por per ARSIMIN dhe punet e Jashtme ka gabuar rende!
Dhe kete e ka bere jo per Shqiperine as per Kosoven,por per te bojatisur imazhin e tij diktatorial se eshte mbret i te gjithe shqiptareve,por qe i ka dale boja perfundimisht!
Rama eshte fatkeqesia e kombit shqiptar!
Ai eshte i afte vetem si kloun cirku!
dakord 100%
Vasili
ti besoj të gjitha këto që thua!!
ti je plehu dhe e di se çfar lulëzon mbi ty!!
he copa e mishit!!
këto lëvizje në dipllomaci janë e njëjta gjë si “vetingu”,po përzgjidhen të ramës dhe jo ata që e meritojnë!!
pra që nga i përzgjedhuri i parë,ky pallosh që akoma nuk e ka quajtur skënderbe ramën,si spordhapali,që po përzgjedh njerzit e ramës!!
Dhendri si bie dot gomarit e bie samarit. Dmth shkarkon 19 diplomate, se nuk i jep dot urdhera ?
Diplomaci qokash te nje shteti qokash. Cfare mund te presesh ndryshe?
Qe te mos kemi diplomaci Qokash lipset, qe te mos kemi Korupsion. Por korupsioni, kane thene burrat e mencur te Botes, eshte graso e kapitalizmit. Kapitalizmi pa graso kercet, digjet, thyhet. Atehere: duhet modifikuar sistemi kapitalist ne ate fare feje qe, edhe pa Graso te funksionoje normalisht. Kjo eshte Ceshtja.
Sa Caka e Kaka e Laka e Taka kane kaluar e do te kalojne ne MPJashtme, keta te gjithe, jane qindarka per kusur. Korupsioni shoke korupsioni, ate Sistemin, po ishit te zot e modifikoni, e lehtesoni, pastroni, thjeshtoni, tradhetaret i qeroni, njerezishem e organizoni per njerezit……. .
Po sa mijra emigrande qe jane jashte e humbin vendin e punes detyrohen te largohen megjithe femijet qe i kane ne shkolla kujte ibjen ndermend per to mor kodosh , po shko edhe ti puno pak si émigrant e mbaje femijen ne shkolla si ne se edhe ne nana na ka ba e jo lopa po doni me jetu pa punu e me ju dhane shkolla te mira femive.
Jo vetem t’ju zhduke juve qe abuzoni me detyrat dhe parate publike, por te kerkoj edhe te ktheni parate per abuzimet dhe drekat e darkat qe keni ngrene kot. Po keshtu, tu heqe tutujt edhe atyre qe kane qene me pare ambasadore apo sekretare pa asnje vlere dhe tu kerkoj kthimin e shpenezimeve abuzive e te perfitimeve korruptive gjate kryerjes se detyres shteterore. I pari nder keta duhet te jete ILIR BOCKA, pis i piseve, pusht i pushteve , abuzues i paskrupullt, mashtrues ordiner, gallof i lindur, krykaragjoz i ministrise, ish- ambasadori i zi i Muhamet Kapllanit, i cili, te vetmen gje qe bente, ishte si tu ngrinte kurthe dhe pusi kolegeve. Kete gje e bente me zell dhe krenari te madhe, sepse e dinte qe ministri i pelqente shume gruan. Ne kete liste duhet te jete edhe mashtruesi dhe hajduti ordiner, gojeperdali i ministrit Kapllani, kllouni, VANGJEL DHERI, i cili lumturohej kur ministri i takonte gruan, jashte orarit zyrtar!
Ne vente qe ta urojn –
pune te mbare-
Ministrin e Ri ,
fillojn e len jashte gelbazen qe i eshte grumbulluar
gjithe kto 30-vjet ,si me pas shkertdhy te gjithe Djalli i Shpelles ne byth .
Prandaj vuani e jetoni si qen ,sepse nuk i deshironi te miren shqiptarit ,
nuk mendoni kurr se cfar duhet mbeshtetur ,ne te tilla situata mjaft te veshtira per ekonomine e politikat e Botes dhe se qeverria duhet mbeshtetur me te gjitha forcat ,
qe Shqiperia te heci perpara , te zhvillohet sepse Armiqte tane shekullore , behen gjithmon e me kercenues per ne si komb e na pengojne ne rrugen tone te zhvillimit .
Shikoheni njiher vehten se ku keni degjeneruar ,
qe asnji nuk eshte i afte te arsyetoje si Njeri, e tregoje
nji llogjike qytetari te vetete ,shifni rinine femijet tuaj ,
se cfar niveli zhvillimi e kulture kane ne raport me ata Europiane, eshte nji diference qe shkon ne shekuj
dhe ju kafshe ngelet me dhembe jashte si qen duke kafshuar qeverrine Shqiptare se ju a ka mbushur ato kafka boshe Djalli me mut .
Ne asnji shtet te botes nuk ka kaq armiqesi e dashakeq per shtetin e vet .
Lerini Ministrin te punoj ne qetesi detyren qe i eshte ngarkuar ,
e mos u beni qesharak ne syt e greko-serbet kur ju shikojn te sulmoni vllezrit tuaj .
Dhurojini besimin te riut Genti dhe heshtni .
Ndoshta eshte heret te dallohet dicka ne Horizont ,
por e Keqja eshte fiixuar me sy drejt nesh , pra ne te tilla situata tensioni te veshtira kerkohet ,
bashkim per te fituar kohe e zhvilluar instiktet tona si komb per mbrojtje por edhe zhvillim .
Do t’i thoja M.J z.Genti ,
mos i mer seriozishte komentet e te shkreteve ,jane te paqarte e sdijn ku shkojne .
Shume suxsese ne Detyren tuaj Fisnike …Zoti qoft me ty
Ky konsulli yne ne Selanik qenka shume i sjellshem dhe nuk i ngjakka atij ish ambasadorit tone ne Londer qe edhe pse kishte mbushur afatin e qendrimit dhe duhej te kthehej , pas vendimit te Ministrit dhe te Qeverise,por Ambasadori duke shperfillur vendimin vazhdoi edhe per vite te tjera ,deri ne largimin e ish presidentit Nishani ku ky ambasadori yne me sjellje prej bajraktari huajtur nga miku i ngushte i tij Sali Berisha e Bujar Nishani, gjente mbeshtetje dhe perkrahje !Mos ,keta konsuj apo edhe ambasoret tane tashti e gjejne perkrahjen tek ky presidenti i tashtishem?
@@@@pUSHONI Mor Maskarenje..(Per ju)
Personalisht them se keni te “Drejte” ne ato qe Shkruani..
Por ka Nje Gje te madhe ne kete POOOORRRR????
1-Gent Cakaj eshte nje Zgjidhje TERESISHT E GABUAR ,Ne Kohen dhe Venndin tone…dhe pse??
2-Nuk ka Asnje EKSPERJENCE DIPLOMATIKE, ka thjeshte Nje apo dy “Diploma” Filjologjie nje Hungareze dhe nje Belge…por kjo nuk eshte ndonje se te bene te Vecante per Postin e MJ-tem.
3-Nuk ka asnje Njohje Personale, me Figurat Politike ne Europe..
4-Nuk eshte Pritur apo Ftuar, deri TANI nga ASNJE mINISTER I jASHTEM::ne Europe..
5-Eshte thjeshte n je “Outurak” i Edi Rames, pra Beje si them une dhe dua une(Rama)..
VENDIMTARE:Tani kur Shqiperia duhej te Kishte nje Perfaqesim te Fuqishem dhe DENJE ne MJ-me, per te bere te Mundur Hapjen e Negocjatave ne EU…Ministria e Jashteme Perfaqesohet nga AMATORE si Gente Cakaj…te Emeruar nga Edi Rama..
Rama e beri kete se z.Bushati ISHTE NJE Interloqutor i Mire, nje Politikane i Mire, nje Njohes i Shkelqyer i Disa Gjuheve te Huaja,ishte shume AFER POLITIKEBERSEVE TE BRUKESELIT..
Kishte MBESHTETJEN Personale te shume POLITIKANEVE NE EU… e Hoqi Rama per te na Sjelle “Spurdhjakun” Cakaj, sepse Rama kishte FRIKE SE I ZINTE VENDIN..
AKTUALISHT Shqiperia eshte pa Nje Minister te Jashtem.. me KAPAZITET Per nje Pike kaq te Rendesishme…
“I zgjedhuri” “I Zgjuari” i Rames…eshte ZERO…shikoni nga e filloj:I Hoqi edhe Statusi e Diplomatit nje AKTIVISTEJE SHqipetare me Studime te Mbaruara ne Itali, dhe Banuese ne Te…
Ik o Gent Cakaj ik…se More nje KOMBE TE TERE NE QAFE, nuk je per kete pune ti…
(Nuk kame asgje Personale me z.Cakaj)…Pro Fjala e Popullit thote:”Shtrije kembet sa ke Jorganin”…Z.Cakaj ka vetem Kembet, se “Jprgani” Mbulues Rama..nuk Zevendeson dote Mangesite e tije..ne kete Poste..lol
SHQIPE FREE,
i nderuar rrespekt njiher per kulturen ne komunikim
sepse kjo vlen shume vecanarishte sot ndermjet shqiptareve .
Ne princip ,ndoshta mundet te tingelloj te arsyeshme kritikat qe beni ,
por le te vijme ke ajo qe ben kthesen e madhe ne permbajtje te nji shprehjeje ,
POOOOR .,..
i nderuar ka gjithmone nji fillim te ri e para kjo ,
e dyta Genti ose X-person nuk duhet patjeter te jet Diplomuar per Diplomaci ,
qe te jet ne ate Post ,
kryesorja eshte mendoj un qe ai te ket nji Karakter Pragmatisti ne veprimtarine e tij ,
experienca vjen me kohen me perballjet ne jete ,me betejat politike ,
kryesorja eshte ndjenja atdhetare si e sa ndikon ajo ne veprimtarine tende si Minister i Jashtem (asnji cudi kjo lot nji role vendimtare ne karieren e gjithkujt se eshte pjes e Moralit te punes se tij )
dhe padyshim qe ,ne momentet e decizive ne politiken e
vendit te marri Vendimet e duhura ne interes jo te karieres se tij por Kombit te tij .
Dhe un kam nji bindje qorre ,(edhe pse jam nji nohes realtivishte i mire i personalitetit e qenies njerezore )
se Genti e ka te misheruar ate karakter .
Dhe e fundit i nderuar bashkatdhetare ,
ate lloj Ministri qe kerkon ti , veshtir se mundet ta gjesh ne Hapsirat Shqiptare ,
kjo per arsye te vet zhvillimit dhe nivelit te popullit tone
dhe Historise tone e penguar ne cdo epoke
pra nuk jam i sigurt se mundet te kishim nji Minister te Jashtem me te afte (edhe pse Genti ala nuk mundemi ta Gjykojme eshte shume heret )
por eedhe nqs do kishim dike , sot Politikat e Botes
i bejne vetem Te Fortet e Botes dhe nuk len asnji luge
ne tavoline ,qe edhe shqiptari ,te haje nga Supa e Diplomacise ksaj Bote .
Te tilla kan ardhur kushtet .
Pragmatist duhet me qen .
Kinezi ( mace e bardhe apo e zeze rendesi ka qe mos t’i kaloj miu mbi mustaqe ; ) klm.