Facebook iu mbyll llogarinë disa politikanëve

Elena Tase

Kompania e rrjetit social Facebook ka bllokuar llogaritë e disa prej personaliteteve të së djathtës politike amerikane, pasi i ka cilësuar si “individë të rrezikshëm”.

Kompania njoftoi se llogaritë e fshira përfshijnë edhe faqen Infowars të Alex Jones, i cili shpesh herë ka postuar teori konspirative.

Facebook njoftoi gjithashtu se ka bllokuar Paul Nehlen i cili ka kandiduar në Kongresin e vitit 2018, si dhe Louis Farrakhan i cili udhëheq një grup religjioz të quajtur “Kombi Islam”, grup i cili përdor vazhdimisht gjuhë ofenduese dhe plot urrejtje ndaj hebrenjve.

Kompania ka bërë të ditur se do të bllokojë çdo llogari, faqe, grup dhe ngjarje që lidhet me këta individë, si në rrjetin e saj kryesor social Facebook, ashtu dhe në aplikacionin e tij të shpërndarjes së fotografive në Instagram.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *