Është bërë kohë tashmë që kur Gianni De Biasi ka qenë në krye të një ekipi. Së fundmi ai u përfol për tratativa me klubin e Veronës, por duket se nuk ka pasur shumë të vërteta.
“Nuk kam pasur dëshirë të trajnoj dhe kam lënë pas 2 shanse të mira si Frosinone dhe Venecia. Për sa i përket Veronës nuk kam pasur asnjëherë kontakte. Megjithatë kam një mundësi për një ekip kombëtar. Po e vlerësoj, nëse më duhet të stërvis një klub apo një kombëtare. Nëse vjen një ofertë nga një ekip fitues i Seria B, do ta marrë patjetër në konsideratë. Kam pasur një kontakt të rëndësishëm me një kombëtare, po e vlerësoj, të shikojmë”, u shpreh De Biasi, që nuk preferoi të zbulonte emrin e përfaqësueses.
j.l./ dita
