Sondazhi: Austriakët nuk dinë asgjë për Holokaustin!

J L

Sipas një sondazhi të fundit rezulton se njohuria e austriakëve rreth Holokaustit të famshëm është e mangët.

Më shumë se gjysma e të anketuarve nuk e dinin se gjashtë milionë hebrenj ishin vrarë nga regjimi nazist.

E njëjta gjë ishte edhe për të intervistuarit më të rinj në moshë, madje rreth 38% mendonin se nazizmi mund të kthehej në pushtet.

Më shumë se 1/3 e të gjithë austriakëve dhe 42 % e atyre që lindën rreth mbarimit të shekullit mendonin se dy milionë e më pak hebrenj ishin vrarë gjatë Holokaustit.

Rreth 13% e pjesëmarrësve të rinj në moshë gjithashtu mendonin se numri i hebrenjve të vrarë ishte “tepër i ekzagjeruar” dhe 58% mendonin se diçka si Holokausti mund të ndodhte përsëri në një nga vendet e tjera anëtare të BE.

Kur u pyetën për kampet e përqendrimit në Austri, 42% nuk njihnin kampin e vdekjes në Mauthausen. Kishte gjithashtu një mungesë shqetësuese njohurish për njerëzit që u persekutuan.

Sondazhi u krye me 1 000 qytetarë austriakë, me telefon ose e-mail dhe të dhënat u analizuan nga instituti ”Schoen Consulting”.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *