Një oficer i ushtrisë greko-qipriote rrëfeu vrasjen e 7 grave në Qipro me anë të një letre, pasi donte të shkonte në burg.
Media greke raportojnë se vrasësi vendosi të rrëfente për vdekjen e pesë grave emigranteve dhe dy vajzave të vogla, kur kuptoi se provat kundër tij ishin të pakundërshtueshme.
Policia tha se i dyshuari, i cili ndodhet në paraburgim, por që nuk është akuzuar, ka pranuar krimet.
“Jam i mërzitur. Dua të shkoj në burg. Sillni disa letra, që të mund të rrëfej gjithçka,”-tha vrasësi, i identifikuar si 35-vjeçari Nikos Metaxas. Më pas ai bëri një rrëfim prej 10 faqesh.
Kapiteni i Gardës Kombëtare përdorte pseudonim Orestis për tu njohur me gratë në një aplikacion takimesh.
Katër trupa janë gjetur deri më tani ndërsa po kërkohet për trupat e grave të tjera në liqenin e Nicosia, ku Metaxas pretendon seatje ka hedhur tre nga viktimat e tij.
Mbetjet e një gruaje u zbuluan në një valixhe në ujërat toksike të liqenit të kuq të dielën.

e.t./dita

shko ne burg sali shpellari
si bo vllaj jot qipro palikari