Mosdeklarim i punonjësve, mungesë kontratash, moskalim i pagave në bankë.
Këto janë shkeljet që kanë penalizuar 167 subjekte në 3 muajt e parë të vitit në të gjithë vendin, sipas shifrave të të Inspektoratit Shtetëror të Punës.
Puna e tyre është pezulluar për “shkelje të marrëdhënies së punës me punonjësit”.
Konkretisht, numri me i lartë i pezullimeve paraqitet ne aktivitetin Tregti-Hotel-Bar-Restorante.
Qytetet më të rregullta dhe që zbatojnë legjislacionin e punës, janë Gjirokastra, që rezulton me zero pezullime, dhe si dhe Berati e Durrësi, përkatësisht me 2 dhe 4 masa.
Kurse më të parregulltit janë Tirana në vendin e parë, ku 76 subjekte e kanë pësuar për këtë shkak, më pas renditet Vlora me 26 subjekte, Elbasani dhe Kukësi me 15 subjekte secili, dhe Dibra me 9 subjekte.
o.p. / dita

Eh Gjirokastra e ka paguar energjine elektrike, ujin dhe taksat dhe ne vitin 97 kur shteti ra.
Gjirokastra eshte qytet i vecante me qytetare te kulturuar.
po nuk ishte kot gjirokastrit Enveri qe e shani ju. Ja me thoni per Saliun se çfare ka bere ne Tropoje keto vite!