Gazetari Mentor Kikia, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për arrestimin e biznesmenit Dritan Llanaj, pronar i firmës ndërtuese “Mesapliku 05 shpk” për mashtrim me pronën.
Kikia i revoltuar ka ngritur pyetjen se kush është më plehrë drejtësia apo biznesmeni mashtrues.
Kujtojmë se Dritan Llanaj është arrestuar edhe një vit më parë me akuzën për mashtrim por është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit në Tetor të 2018-tës.
Fenomeni i ndërtuesve mashtrues që shesin nga dy herë apartamentet është i njohur.
Pak kohë më parë u arrestua me të njëjtën akuzë edhe shtetasi Rrapush Hoxholli.
Së bashku me bashkëshorten Vjollca Hoxholli akuzohen se në mënyrë të përsëritur të njëjtin apartament ua shisnin disa personave.
Sipas Kikisë, gjyqtarët e vettingut do ta lirojnë sërish pasi të marrin dorën e parave të gjakut të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Kush është më plehrë, drejtësia apo ky mashtrues?
Eshtë arrestuar sërish ky ndërtuesi, Dritan Llanaj. Një njeri që pasurohet duke zhvatur e mashtruar qytetarët, duke u shitur të njëjtin apartament disa klientëve, duke bërë kontrata për tu marrë truallin e duke mos u dhënë asnjë metër katrore shtëpi, duke shitur në letër apartamente që si ndërtonte kurrë.
Sa njerëz kanë tentuar të vrasin vetën për shkak të këtij mashtruesi, sa njerëz kanë protetsuar në shi e në vapë, për ti tërhequr vëmendjen shtetit të ndërhyjë. Padyshim ky ka përfituar nga besimi i njerëzve përmes kontratave të mirëbesimit, por shteti ndaj është, dhe ndaj mashtrimi parashikohet si vepër penale.
E arrestuan edhe vjet, fiks nje vit me pare, me dhjetra padi e dëshmi ne kurriz, por e liruan, dhe sërish nisi ndërtimet me dokumente false të truallit, e duke shitur sërish aprartamentet e një pallati të pezulluar.
Gjykatësit e vetingut do ta lirojnë sërish, pasi do të marrin edhe dorën e fundit të parave të gjakut të qytetarëve të thjeshtë, para se të gremisen nga sistemi.
Dhe pastaj bëjmë anketa: Përse doni të largoheni nga Shqipëria?
o.p. / dita

….Dymbedjet vjet mashtrim me pronat nepermes dokumentave fallco…dhe ku pa…ne ballin e Tiranes, ne asete shtetrore te Spitalit Ushtarak, ndertuar me djersen dhe gjakun e atyre brezave qe e bene Shqiperine…Dhe vjen nje dite qe kopuket e paguar nga taksat tona ua japin llokum disa superkopukve te tjere ket pasuri disa milionshe…Dhe tani pas dymbedhjet viteve…eureka!!! Behet zbulimi i shekullit dhe arrestohen vetem disa shkues te krtij megaskandali….Po shtetaret qe kan bere pronar me dokumente fallco perse nuk arrestohen, duke ua humbur edhe çelsat e burgut??!!
Drejtesia duhet te veproje me te gjithe nje lloj. Jo ca te njerkes e ca te nenes . Keto pislleqe ,nuk jane te ketij ndertuesi ,por eshte koke e kembe fai i politikes .
Dilni vetem nje shetitje andej nga GJIRI i LALZIT ,jane te gjitha ndertimet ,ne toke te xanum , pa dekumenta ,si ne mall te babes nga te gjithe kapot e larte ,e deri tek deputetet .Merini rrasini brenda z prokuror.