Vetëvendosja, aksioni i parë në Tiranë: Protestë kundër vizitës së Vuçiç

Bora Basholli

Pas regjistrimit në Shqipëri, Lëvizja Vetëvendosje do të zhvillojë protestën e parë në datë 8 maj.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre në rrjetet sociale drejtuesit e ‘Vetëvendosjes’ në Tiranë theksojnë se protesta do të zhvillohet kundër vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili nuk është i mirëpritur në Tiranë.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri u bën thirrje institucioneve të Republikës së Shqipërisë të sqarojnë menjëherë dhe publikisht se kush është ftuar e kush vjen në Tiranë në datat 8 dhe 9 maj, dhe cilat do jenë temat e këtij takimi.

Vuçiç do të vijë në Tiranë për samitin e “Brdo-Brione” ku do të marrin pjesë edhe lider të tjerë të Ballkanit në kuadër të Javës së Europës, ku e pranishme do të jetë edhe shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Mogerini.

Deklarata e plotë e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri:

Vuçiçi nuk është i mirëpritur në Tiranë

Nga mediat dhe përfaqësues të huaj është raportuar se Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik do të vizitojnë Tiranën në datat 8 dhe 9 maj për të marrë pjesë në takimin “Brdo-Brione”.

Për këtë vizitë të tyre nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar nga asnjë prej institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Institucionet kanë zgjedhur heshtjen dhe mos-transparencën, pikërisht në një periudhë kur Serbia synon haptazi ekspansion në Kosovë e në Bosnje.

Vuçiçi dhe Dodiku kanë gjetur bashkëpunëtorë për këto projekte supremaciste serbe edhe në mesin e pushtetarëve shqiptarë si Presidenti Hashim Thaçi, që si politikan ka marrë vazhdimisht përkrahjen nga Kryeministri Edi Rama, duke vendosur në rrezik interesat e gjithë kombit shqiptar.

Mediat kanë raportuar gjithashtu se temë kryesore e kësaj vizite do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se Aleksandar Vuçiç ka qenë Ministër i Informacionit në qeverinë e Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë. Që Vuçiçi mbetet i njëjti, këtë e tregon edhe deklarimi i tij i kohëve të fundit se Millosheviçi ka qenë “një lider i madh”.

Ai dhe kabineti i tij qeverisës vazhdojnë të mohojnë sistematikisht masakrat e shumta që kanë ndodhur në Kosovë, 20 vjetori i të cilave po shënohet këtë vit për çdo javë në komunat e ndryshme të Kosovës.

Vuçiçi dhe Serbia nuk kanë kërkuar kurrë falje për krimet e tyre, nuk e njohin dhe e luftojnë pavarësinë e Kosovës, nuk kanë dënuar asnjë kriminel për 20.000 përdhunimet e grave shqiptare gjatë luftës, nuk i kanë kthyer mbi 1600 të pagjetur, nuk kanë paguar kurrë dëmshpërblimet e luftës, nuk kanë kthyer fondin pensional dhe artefaktet e vjedhura kulturore, dhe vazdojnë të shtypin për çdo ditë të drejtat politike e kulturore të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që janë duke përjetuar edhe një gjendje të mjerueshme ekonomike.

Për më shumë, Milorad Dodik drejton “Republika Srpska” që është themeluar mbi gjenocidin e Serbisë ndaj boshnjakëve. Vendimi i Tribunalit të Hagës për ta dënuar për krime lufte dhe gjenocid udhëheqësin e “Republika Srpska”, Radovan Karaxhixhin, nuk vendosi drejtësi, pasi projekti i tij  mbijetoi dhe drejtohet sot nga Dodiku.

Politikat e Dodikut janë arsyeja pse Bosnje Hercegovina është kthyer në një shtet që nuk funksionon normalisht, dhe që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Vuçiçi dhe Dodiku janë aleatët kryesorë të Putinit në Ballkan, dhe mënyra se si Rusia tenton të shtrijë ndikimin e saj ushtarak, ekonomik dhe politik në rajon.

Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë është një mjet i pamjaftueshëm për të vendosur masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, e cila praktikon ilegalisht “dumping” në Kosovë e Shqipëri, duke subvencionuar produkte e saj për t’i shitur nën çmimin e tregut, me synimin për të dominuar dhe shkatërruar produktin vendas shqiptar, e për pasojë ekonominë tonë kombëtare. Marrë parasysh luftën politike dhe kërcënimet e vazhdueshme ushtarake, bashkë me ofendimet e vazhdueshme, të qeverisë së Vuçiçit ndaj kombit shqiptar, masat e reciprocitetit ndaj Serbisë duhen shtuar dhe plotësuar, dhe jo hequr apo pezulluar.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri i bën thirrje institucioneve të Republikës së Shqipërisë të sqarojnë menjëherë dhe publikisht se kush është ftuar e kush vjen në Tiranë në datat 8 dhe 9 maj, dhe cilat do jenë temat e këtij takimi.

Ky sqarim nuk mund të zëvendësohet me fjalë si “janë ftuar liderët e Ballkanit”, apo qoftë edhe duke thënë se do të vijnë përfaqësues të BE-së, si Federica Mogherini, e cila ka mbajtur hapur një qëndrim në favor të politikave të Vuçiçit.

Liderët e Ballkanit nuk janë të njëjtë në raport me shqiptarët dhe Shqipërinë, dhe prandaj nuk mund të trajtohen të gjithë njëlloj nga shteti shqiptar. Nëse Vuçiçi është ftuar e do të vijë në Tiranë, me ose pa vëllain e politikave të tij ekstremiste, Dodikun, atëherë reagimi qytetar ka për të qenë i pashmangshëm.

 

b.b/dita

Share This Article
18 Comments
  • Bravo VETVENDOSJA!
    Ne Shqiperi nuk ka sot asnje parti dhge organizate jo qeveritare qe te protestoje kunder qeverise per interesat e popullit shqiptar ,por vetem IK RAMA te vije BASHA!

    • Mjaftistet qenkan konvertuar ne vv-sa? Po pse nuk protestojne kunder Rames qe donte tia dhuronte gjysmen e Kosoves Vucicit .Apo e ka fajin Vucic se po ia falnin

  • Nuk e kuptoj, nje parti politike kosovare urdheron shtetin shqiptar qe te mos vije Prsidenti I nje vendi tjeter!!! Shteti shqiptar nuk merr urdhera nga asnje prej mbi 50 partite politike shqiptare, sepse ka shumicen ne Parlament, dhe jo me nga nje parti kosovare qe eshte shtet me vete. Mua me duket qe Vetvendosja nuk ja ka idene se si funksionon shteti. Edhe sikur Vetvendosja te kete te drejte, menyra e veprimit eshte apsurditet.

  • Jo vetem qe nuk eshte i mirepritur, po nuk duhet lene te kerkoje asnje gje brenda territorit tone.

  • Kapini per bythe dhe mos i pranoni te kalojne kufirin Shqiptar keta bytheqiret e Vetevendosjes.
    Pak kemi bytheqiret tane Lulush & Sali Serbi dhe kurven Monika, por kemi mangut edhe keta morracake, te bejne cfare te duan ne Kosaove, kestu eshte Shqiperi dhe jane te tjere ZOT shtepie.

    • Bijte e Milosheviçit te serbise te duan shume o shqiptar gjakshprishur !!!!!!!! Ptu mor fare e keqe e morrave te kuq!!

  • Edhe këta karagjozët kishim mangut në Shqipëri.Mbushni një bot me urinë dhe spërkatini që herën e parë,se ndryshw do vazhdojnë të na csanë trapin në vazhdim

    • Ti Martin serbo-grek Muti qenke shqetesuar per vucic serbin ti . Megjthse ske faj se ytate e ka pritur me lule titon,krushovin,miqte nga motra rusi e motra kine dhe gjaku nuk behet uje PLERAT MBETEN PLERA DHE NUK RICIKLOHEN ASNJEHERE dhe sidomos plerat e kuqe komuniste

  • I plasi bytha Vucicit. Sa te kete mikun e tij Rama, keshtu do u vije t´u dhjese shqiptareve ne goje dhe t´u thote Kosovo je Srbija.

  • Kur baton Haxhia e shkrlzen maliqi behen keshilltare te qeverise shqiptare mos u cufitni pse kryekriminelet serbe vine e bejnedasme neTirane!

  • Vv eshte parti shqiptare …
    E vetmja qe kalon kufirin qe ka vene serbia me shoqe
    duhet te shtrihet edhe ne maqedoni vetem keshtu mund te kemi nje politike mbare shqiptare qe nxjerr jashte loje pashalleqet e sotem
    Ta kundershtosh dmth qe ke nje rol te rendesishem ne keta pashalleqe

  • Cdo politikan shqiptar duhet te ngrej ceshtjen e masakrave serbe ne teritoret e Kosoves gjate kohes se luftes dhe shperberjes se Jugosllavise !
    Vetvendosja ka te drejte !

    • Tirona asht e jona, sje gje tjeter veç sherbetor i Serbise!!!Ashtu si baballaret tuaj ne diktature qe e shiten Kosoven tek serbi ashtu dhe ju sot o gjashprishur te shitur te serbet i quani mostra patriotet shqiptare te Kosoves

  • Vetevendosja me sa duket eshte duke mendura per sinkronizimin prorus te demonstrative ne Prishtine,tash qenka mesy te beje proteste kunder vizites se Vuiqit ne Tirane. qe habit fakti se nuk ka pritestuar kurre kur Vuiqi vizitonte Prishtinen apo viset t jera te Kosoves.Dreqi ne fije nuk I bije kesaj Vetevendosje

  • Tirona asht e jona, sje gje tjeter veç sherbetor i Serbise!!!Ashtu si baballaret tuaj ne diktature qe e shiten Kosoven tek serbi ashtu dhe ju sot o gjashprishur te shitur te serbet i quani mostra patriotet shqiptare te Kosoves

  • Frikacaker edhe burracaker ,ja cfare jeni ju fara e vetvendosjes.Protestoni o pisanjose ne Mitrovice po qete kaq te vendosur.Morracake te pamoralshem.Ngaterruat kosoven edhe Hashim Gjigandin,tashi me porosi te shkerdhatave amerikane erdhet ngaterroni ketej ne Tirane.Sipas ligjevete plotikes por edhe tradites ,edhe hasmi pritet edhe degjohet se cfare sjell ,kur vjen me flamur te bardhe.Mistreca frikacake bashke me liderin tuaj nxirim kurdin.Frikacake jeni edhe te pacipe fare.Ne doni te justifikoni emerin tuaj shkoni ne Mitrovice o fare e keqe mercenaresh.Pes serb ju shtrojne ne dru edhe sa degjoni serbisht ja fusni vrapit.Maskarenj!!Sa te pafytyre qe jeni edhe sa te ligj e frikacake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *