VIDEO: Rama uron mirëmëngjes me transformimin e fshatit piktoresk

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një video ku duket transformimi i fshatit Dukat të Vlorës.

Përmes pamjeve krahasuese të gjendjes së mëparshme me atë të tanishme, kreu i qeverisë vë në dukje ndryshimin që ka pësuar kjo zonë duke u kthyer në një atraksion për turistë vendas dhe të huaj.

Në sajë të projektit 100 fshatrat, në bashkëpunim me ambasadën zvicerane dhe atë Autriake, bashkia e Vlorës ka investuar për rikualifikimin total urban të kësaj zone.

Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasën, e në perëndim laget nga deti Adriatik e ai Jon.

Ai është një nga qendrat e banuara me te vjetra ne rajon. Dëshmitë e para historike mbi këtë zonë datojnë që në fillimet e mijëvjeçarit të parë pas Krishtit. Me nje histori të gjatë dhe tradita të pastra, fshati Dukat është një dëshmi e pastër e identitetit të jugut te Shqipërisë.

l.h/ dita

 

Share This Article
3 Comments
  • Fshati dukat eshte nje deshmi e fshatit te ballisteve ,prandaj e ka restauruar Edi Rama se I ka per Zemer ballistet me ne krye Mitat frasherin.

    • Shume bukur. Mithat Frasheri nuk eshte nga ky fshat. Po edhe sikur ça do te thote kjo? Fshatrat e qytetet janë te te gjithe Shqiperise. Se eshte Sali Berisha nga anet e veriut nuk do te thote që nuk do te zhvillohet veriu. Çfarë janë keto mendësi primitivo-provinciale. Shko ha, mbushe barkun me buke,se deri aty arrin interesi yt per jetën.

  • Doemos se aty ku ka 10 shtepi ka hedhur 2 milione dhe tenderi ka qene per 50 milkione!
    Se aty nuk ka njerez dhe vjedh kollaj!
    Hajde nje here ne Yzberisht o mavri,ku jetojne 50 mije banore ne pakllatre 10 kate,ku nuk ka asnje cerdhe,kopesht,sahkolle,kend lojrash,lulishte,plehra kudo dhe rruget me gropa e balte ku nuk kalon dot!
    Dhe eshte 3 kmn larg zyres se tij,por Yzberishti sot per Ramen dhe Veliajn eshte fshat i persekutuar,sa as me goje nuk ia zene emrin por thone Kashar!
    Eshte njelloj si BOTA te mos na quaje ne shqiptare ,por ballkanas ose banore te tokes!
    Bravo Rama se je ballist 24 karat!~

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *