Ka shkuar në 78 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm në Bulqizë. Personat e shtruar në spital janë me të vjella.
Rasti i helmimeve masive u publikua dje, ku dhjetëra persona u paraqitën në spitalin e qytetit që prej mbrëmjes së të enjtes. Të paktën 20 persona u diagnostikuan me simptoma të rënda në spital.
Mjeku Shahin Kaja, i cili ishte mjek roje gjatë të shtunës se rreth 16 nga të sëmurët vinin nga “Qyteti i Vjetër”, ndërsa 4 nga pjesa tjetër e qytetit. Ai tha se nisur nga shpërndarja gjeografike e personave me samtoma helmimi, dyshimet kryesore binin mbi ujin e pijshëm.
“Nisur nga ky fakt dhe duke qenë se nuk ka pasur ndonjë dasmë apo ndonjë festë, dyshojmë që helmimi mund të vijë nga uji i pijshëm”,tha Kaja. Megjithatë ai tha se sindromat e helmimit ishin të lehta dhe jo problematike. Edhe banorët e helmuar dyshojnë te uji.
Nga ana e tyre drejtuesi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe ai i Drejtorisë së Shëndetit Publik, mohuan se problemi mund të vinte nga uji. Flamur Meta, drejtor i Shëndetit Publik në Bulqizë tha se shqetësimet mund të vinin nga virozat e stinës.
l.h/ dita

Normal qe do ndodhin ne kete vend te korruptuar deri ne palce!
Por clidhje ka korrupsioni more i marre? Dikush nuk ka bere punen nga punetoret per te dezinfektuar ujin. Diku kane care ndonje tubacionin e uji hajdutet qe vjedhin ujin. Ku e sheh korrupsionin ti, na e thuaj qe ta kuptojme edhe ne te tjeret? Por nese vjen nga ushqimi atehere shikoni se cfare ushqimi kane ngrene keta njerez dhe shikoni se kush eshte origjina e ushqimit. Eshte shume e rendesishme qe shteti te beje nje hetim te problemit. Mos e lini te shkoje pa u ndeshkuar apo gjetur shkaku. Kini parasysh qe fqinjet vazhdojne te na urrejne dhe duan te na helmojne. Por sidoqofte kjo eshte vetem nje hipoteze qe duhet provuar ose hedhur poshte me fakte. Beni dicka, mos i lejoni njerezit te helmohen.
virosat shkojne tek fukarejte, ndersa parate perfundojne tek maskarejte!