Ka nisur votimi për projektligjet, miratohen ndryshimet në projektligjin për mbetjet.
****
Kryeministri Rama i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë në diskutimin dhe miratimin e aktit normativ për ligjin e “Nëpunësit civil” dhe t’i shërbejë konsensusit për ta bërë deri në fund ligjin të zbatueshëm.
“Duke e garantuar opoziten e vendit qe kjo shumice eshte ketu per te mos perseritur asnje faj, gabim, e vije sjelljeje ne vazhden e sjellejs se vjeter dhe duke shprehur vullnetin e plote per te vazhduar te dialogojme me te gjitha pjeset e opozites pa asnje perjashtim, mbetemi ne dispozicion edhe ne ditet ne vijim e ne nje afat te arsyeshem per disa dite me vone per te gjetur rrugen e arsyes e te konsensusit. I kemi te gjitha forcat numerike per te garantuar ate konsensus qe Kushtetuta parashikon, por kemi gjithe vullnetin para se te perdorim kete force te kerkojme deri ne sekonden e fundit mirekuptimin dhe mbeshtetjen e opozites ne funksion te mbarevajtjes se shtetit dhe nepunesve, qe votimi te jete shprehje e ketij mirekuptimi” tha Rama
***
Kuvendi i Shqipërisë vazhdon diskutimet në seancën e sotme plenare për një sërë projektligjesh që janë shqyrtuar dhe janë miratuar më parë nga komisonet parlamentare. E pranishme në sallë është vetëm mazhoranca.
Seanca po zhvillohet pa praninë e deputetëve të opozitës së djathtë, të cilët kundërshtojnë aktin normativ të qeverisë për shtyrjen me 6 muaj të zbatimit të ligjit “Për nëpunësin civil”.
Bëhet fjalë për 3 projektligje dhe tre projektvendime, ku më të rëndësishmet janë projektligji për importin e mbetjeve dhe projektvendimi për anëtarin e KLD-së Sokol Çomo.
Projektligji për importin e mbetjeve u miratua disa ditë më parë në komisionet parlamentare vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita nuk ishte e pranishme.
Pr/ligji i miratuar nga kryeministri Rama në mbledhjen e parë të qeverisë, në 18 shtator, ndalon importin e mbetjeve.
Ndërsa kandidatura e Sokol Çomos mori vetëm votat e mazhorancës në komisionin e ligjeve.
28 deputetë të mazhorancës dorëzuan në Kuvend propozimin për Sokol Çomon si anëtar të KLD, në vend të Neshat Fanës të cilit i ka përfunduar mandati.
Sokol Çomo, vite më parë ka mbajtur postin e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.
Ai ka qënë gjyqtar, dhe në nivelet drejtuese të gjykatave për të arritur në postin e zv.ministrit të Drejtësisë. Pas largimit të socialistëve nga pushteti ai ka ushtruar funksionin e avokatit.
Në rend të ditës:
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”.
Projektligji “Për masat kundër financimit të terrorizmit”.
Projektligji “Për sigurinë në tunelet rrugore”.
Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë”. (propozim i Ekipit Përzgjedhës)
Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Sokol Çomo”. (propozim i Kuvendit)
Projektvendim “Për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj”.
(vijon)

Opozita te shkoje ne Kuvend dhe te jape alternativat e saje per zbatimin e projekt ligjit. Ne te gjithe rastet ata duhet te kuptojne se opozita ne parlament nuk eshte per te bere shantazh por per te rritur krdibilitetin e saje me sjelljet dhe qendrimet qe ajo mbane. Dhe se fundi edhe ligji i pare per Punonjesit e Administrates Publike i mire ishte por kur Partia demokratike kur ishte ne pushtet nuk e zbatoi dhe nuk dihet se sa milione Euro jane bere per pagesa te dy personave ne te njejtin vend pune.
Une mendoj se opozita per te rritur reputacionin e saje duhet te shkoje dhe te diskutoje ne kuvend qofte dhe kur nuk i pelqen. Kuvendi per te diskutuar eshte.
Faleminderit per mirekuptimin.
per gjithecka qe vendos kuvendi opozita duhet te jete prezente se prandaj jane votuar,por dhe per opinionin publik analistet-specialistet-ekspertet duhet patjeter te thone te tyren per te miren apo te keqen e ketij vendimi. Nese JO neser do jete perseri me vone dhe prape komentet sdo mungojne. Gjithashtu si media dhe shtypi duhet te fokusohet me shume te EKZEKUTIVI, aty ku eshte premtuar se do nis RILINDJA.