Partia Demokratike nuk do të çojë vëzhgues në Komisionin për Reformën Zgjedhore, siç kërkoi Kuvendi pak ditë më parë. Kjo pasi, siç njofton PD, demokratët e konsiderojnë komisionin e reformës zgjedhore, njësoj si Parlamentin, “pa legjitimitet dhe produkt të zgjedhjeve të diktuara gjerësisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me paratë e pista të krimit”.
Në përgjigje të kërkesës së Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi shprehet: “Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare”.
PD shpreh bindjen se ajo duhet të realizohet e të zbatohet vetëm nga institucione apo parti që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Personat, subjekt i hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/1/2017 të Prokurorisë për Krimet e Rënda, janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi”, thuhet në përgjigjen e PD.

o.j/dita

“Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare”. -thotë PD-ja,Gazmend Bardhi.
Dakort:Partia Demokratike ka krijuar arshivën sekrete të të gjithë atyre që kanë bërë shkelje ligji në zgjedhjet elektorale lokale apo parlamentare për kundërshtarët e saj politikë.Si një parti që ka qënë në pushtet duhet ta ketë kryer këtë detyrë në mënyrë luajale konformë detyrës shteterore dhe ligjit nga organet ligj zbatuese që ai pushtet ka pasur nën drejktimin e vet.
Gazmend Bardhit dhe Partisë Demokratike i bie detyra ligjore dhe kushtetuese të bëjë publike antarët e këtyre komisioneve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri te ato mvartëse në bazë, që kanë shkelur ligjin në zgjedhjet respektive që kanë qënë përfaqësuesit e saj në të gjitha vitet zgjedhore,si edhe personat që kanë blerë votat për partinë demokratike dhe aleatet e saj si edhe grupet kriminale që kanë punuar për fitoren e saj në të kaluarën.
Nëse nuk i bën publike këto, do të thotë se ajo ka uzurpuar pushtetet ligjzbatuese në favor të pushtetit të saj duke shkelur ligjet dhe kushtetutën në mënyre flagrante,të dënueshme dhe të poshter.
PD-ja aktualisht ka tri njesi opozitare,Njera e rruges e dhunes ,me perbaltje te shtetit dhe kombit ne pengimin e proceseve integruese te shtetit dhe shkaterimit per te pengusr integrimin e shtetit dhe shqiptareve, E Dyta ne Kuvend qe kryen vazhdimin e atyre qe qelimit humben mendatet, dhe e Treta “Bindja demokratike'”ne formin qe synon ngritje te nje alternative tjeter nga dy te parat..