Prezantohet “Java Europiane”, Soreca: Duhet punuar me rininë për të ndalur ikjen e saj

Bora Basholli

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca duke prezantuar programin “Java Europiane” tha se duhet të punohet më shumë për rininë shqiptare me qëllim që të zgjidhen problemet e emigrimit.

Ai mes tjerash nënvizoi faktin se të rinjtë duhet të flasin për shqetësimet e tyre dhe për aspiratat, ku aderojnë të shkojnë.

I kemi dhënë një fokus të rëndësishëm diversitetit  të kulturave. Java e Europës është për të na lejuar, që të zgjidhim disa nga çështjet më të rëndësishme siç është emigrimi, të bëjmë më shumë punë për problemet e rinisë. Të rinjtë duhet të flasin për shqetësimit dhe aspiratat e tyre’”-tha  ai.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Ky i fundit tha se Shqipëria është një fazë të rëndësishme dhe pret çeljen e negociatave. Ministri në detyrë shtoi se popullsia shqiptare në shumicën dërrmuese synon dhe dëshironi të jetë pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Europian.

Java e Europës është më pak festë se sa obligime dhe angazhime institucionale. Kjo javë është vetëdijesim. Kjo javë do të përfshijë një gamë të gjerë aktivitetesh.  Hapja e negociatave për anëtarësim do të jetë një mundësi shtesë për aspiratat që kemi.Shqipëria është prej vendeve më të reja sa i takon moshës. Vitaliteti i shoqërisë nuk qëndron thjesht nga mosha  e saj, por jemi në një masë mbi 90 % që mbështesim integrimin në BE”-shtoi ai.

 

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Puna duhet bere me ekonomine,

    zagaret beeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee na

    mbajne si vasale, ekonomi ne sherbim te

    beeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee e jo

    te shqipetareve.

    Po ka ekonomi te forte, ka mireqenie nuk iken njeri.

    Keto jane parrulla boshe, sa per statistike

  • bushterbirbo …@…
    jepi cezarit ate qe i takaon .Nuk eshte fai i ketij zoterise ,mos e akuzo kot si kte dhe Mogerinin , por fain ta kane politikanet mbare te ketij tranzicioni te pafund neokomunist e anti BE … :prandaj ????

  • bushterbirbo …@…
    jepi cezarit ate qe i takaon .Nuk eshte fai i ketij zoterise ,mos e akuzo kot si kte dhe Mogerinin , por fain ta kane politikanet mbare te ketij tranzicioni te pafund neokomunist e anti BE … :prandaj…. ????

  • Z.Ambasador!
    Ju merrni rrogen per punen qe beni ne Shqiperi,por ju NUK E NJIHNI REALITETIN SHQIPTAR!
    Ju jeni dashuruar me tra la la te e Rames,qe mashtron cdo dite ne cdo gje qe thote!
    Provoni ju te pakten,qe te hapni ne faqen tuaj te Ambasades vend ku te dergojne shqiptaret ankesat e tyre per qeverine,qe te shikoni nga afer dhe direkt se sa keq eshte duke punuar qeveria sot!
    Mbi te gjitha kryeministri Rama ka rrenuar shtetin ligjor,ka nxjerre jashte loje tere administraten vendore e qendrore dukie mbeshtetur korrupsionin dhe mbyllur gojen qytetareve te ankohen per padrejtesite e bera nga pushtetaret!
    Sot nuk ka asnje zyre ku te ankohesh dhe ky nuk eshte shtet ligjor,por mafioz!
    Sot pushtetaret e Rames te tregojne deren e gjykates,per t’u ankuar se vete jo vetem bejne shkelje ligjore por edhe nuk te zgjidhin gje!
    Mos egzistenca e shtetit ligjor dhe korrupsioni katastrofik kane bere qe jo vetem rinia,por te gjithe shqiptaret te mos kene me besim se ky vend do te behet!
    Rama nuk duhet mbeshtetur nga Europa duke i hapur negociatat se Rama do ta shfrytezoje ate per qellimet e tij ogurzeza nda, Shqiperise!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *