Meta për vdekjen e efektives së FA: Ngushëllime të thella familjes

Bora Basholli

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur sot ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në Letoni, gjatë procesit për çmontimin e një mine.

Në një mesazh pas ngjarjes së rëndë ndodhur me ekipin e efektive shqiptare që ishin atje si kontigjent në kuadër të misionit të NATO-s “Enhanced Forward Presence”.

“Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, si dhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni”- theksohet me mesazhin e kreut te shtetit.

Presidenti Meta po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur dhe u shpreh urimet për shërim sa më të shpejtë Major Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj.

 

b.b/dita

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *