Xhaçka për efektiven: Mirënjohje për sakrificën, guximin e vendosmërinë e saj

Bora Basholli

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar pas lajmit se nëntetarja Zarife HASANAJ humbi jetën në Poloni si pasojë e shpërthimit të një mine, ndërsa dy efektivë të tjerë u plagosën.

Postimi i plotë

Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe.

Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj.

Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Guximin apo idiotizmin e grupit qe ju futen mines me koke.
    Cfare dergoni neper keto misione o kafshe parahistorike.
    Mire viktimat, se aq kuptojne dhe enderojne e gezojne kur u paraqitet nje rast i tille, por duhen profesioniste jo miqte e te njohurit e pushtave injorante me grada qe mbani rreth e rrotull.
    Ushtri e degjeneruar. Lini nam si njerez te paafte kudo qe shkoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *